Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Denis BIBA: BESA e projektuar për SUPERLIGËN, dua fanellën “KUQEZI”. Idhulli…

Kategoria e Parë këtë sezon po duket sa spektakolare aq edhe e fortë. Shumë ekipe që kanë shkruar me “gërma të arta” historinë e Futbollit Shqiptarë militojnë në këtë katëgori. Vllaznia e Dinamo në njërën anë dhe Elbasani, Apolonia në anën tjetër.

Nuk ngelet pas as Besa e Kavajës e cila ka qenë, është dhe do të jetë një “fidanishte” e futbollistëve të talentuar që kane dhenë një kontribut thelbësor edhe për kombëtaren kuqezi. Një ndër ta është edhe Denis Biba. Talenti Biba ekskluzivisht për AlpeNews.al tregon mbi ecurin e Besës këtë sezon dhe ambicjet e tij në të ardhmen.

INTERVISTAE PLOTË: 
1.Denis, ky sezon nisi keq për ekipin e Besës pasi u mundët në takimin hapës në transfertë përballë Pogradecit. Më pas skuadra reagoi duke mundur kundërshtarët direkt si Bylis apo edhe Apolonia. Si është atmosfera tek verdhezinjtë pas suksesit me Bylis?

Është pak paradoksale nesë e analizon pak ecurione e Besës këtë sezon. U mundën në Pogradec pasi nuk patëm fatin me vete. Zhvilluam një futboll bindës dhe me raste, kundërshtari u tregua paragmatist duke na shënuar me 2 gabimet tona. Më pas ekipi u rikthye të fitoi. Atmosfera momentalisht është fantastike pasi ka një harmoni mes lojtarëve dhe stafit drejtues.

2. Cilat janë objektivat e klubit për këtë sezon, pasi në skuadër keni emra cilësor si: Mëllugja, Dikson, Mihani apo edhe bomberi Cekici?

Është luks në Kategorinë e parë të luajnë lojtarë të tillë. Me krenari e them ata meritojnë më shumë. Është fati i Besës, fati i tiofëzëve por edhe i lojtarëve të rinjë të mësojnë nga eksperieca e tyre. Mbi ta është ndërtuar edhe puna e sukseshmë e deritanishme. Ata janë boshti ynë që do na udhëheqi deri në fund drejt suksesit. Objektivi është një dhe i vetëm, Superliga.

3. Kë shikoni si rivalë direkt për tu ngjitur në Superligë?

Është ende herët por ky sezon do të jetë spekatolar pasi edhe konkurenca është e madhe. Një luftë do të jetë Grupi i Jugut pasi ekipet janë porforcuar shumë në merkato.

4. Sa të ndihmonë fakti që luani me nje kampion dhe një kapiten shembullor si Miglid Mihani?
Miglidi është një legjendë tek Besa, kur thua Kavaja ke thënë Mihani. I pa lodhur i kudo gjendur dhe një promotor i skuadrës duke na inkurajuar në çdo moment.

5.Jeni një futbollist premtues, e keni menduar të largoheni nga shqipëria për ndonjë kampionat elitar?

Oferta kam patur edhe nga ekipëet e Superligës, po vendosa të qëndoj pasi i jam borxhli tifozerisë kavajase për ta dërguar Besën aty ku e meriton, mes më të mirëve të futbollit shqiptarë. Në të ardhmen nuk i dihet, kurrë mos thuaj kurrë.

6.Cili është idhulli juaj?

Jam rritur duke parë një legjendë si Paolo Maldini. Shikoj herë pas herë videot e tij. Ai është idhulli im. Punojë çdo ditë të përmirsohem për të arritur objektivat përsonal, ëndërroj një ditë të vesh fanëllën e kombëtares kuqezi.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

LAJM I KEQ PËR MANCESTER UNITED/ Lojtari i “djajve të kuq” infektohet me COVID-19

Delo.autor

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS/ Guardiola kërkon trofeun e 32-të, Tuchel e ka mundur vetëm një herë

Delo.autor

Legjenda e Romës reagon pas hedhjes së shortit: Edhe vitin e shkuar menduam që…

Isa.Autor

Leave a Comment