Futboll La Liga Sport

KROS MESAZH SULMIT/ Golat nuk iu përgjigjen rasteve, kemi humbur ndjenjën për të festuar

Toni Kros jep një mesazh të qartë pas ndeshjes me Viktorian. Mesfushori gjerman thotë se reparti i sulmit duhet t’i shfrytëzojë më mirë rastet që krijohen dhe se golat e shënuar nuk iu përgjigjen rasteve.

“Është diçka e mirë që krijojmë raste, por problemi ynë për momentin është që nuk kemi shënuar gola. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë shumë dhe të vazhdojmë të krijojmë gola. Mund të kishim shënuar 5, por nuk jemi të qartë. Është diçka për të cilën duhet të punojmë”, tha gjermani.

Më tej, ai foli edhe për fitoren e arritur ndaj Viktorias. “E kemi humbur disi ndjenjën për të festuar, sepse në vitet e fundit e kemi bërë shumë. Por sigurisht që ishte e rëndësishme të riktheheshim te fitoret. Duhet të punojmë sepse asgjë nuk ishte perfekte. Sigurisht, përpara kësaj ndeshjeje nuk ishim kaq keq, por as tani që fituam nuk jemi kaq mirë. Kemi një ndeshje të fortë dhe të rëndësishme në kampionat. Duhet të përgatitemi”, tha Kros.

Related posts

Kukësi për mrekullinë ndaj Karabakut. Sfida e sotme drejt…

Sadik.Autor

HUMBJE BEFASUESE/ Juventus mposhtet nga Benevento në “Allianz Stadium” dhe shuan shpresat për titull

Delo.autor

“DUHET TË QËNDROJ ME KËMBË NË TOKË”/ Tenistja Serena Williams: Nuk dua të barazoj rekordin, por ta…

Delo.autor

Leave a Comment