Futboll Shqipëri Sport

Kukësi përmbys Kastriotin/ Shameti dhe Cordero ndricojnë rrugën drejt titullit

Pas gati dy javësh mungesë, për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, këtë të shtunë është rikthyer Superliga në javën e nëntë të saj. Kukësi ka luajtur në transfertë kundër Kastriotit në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, duke fituar me përmbysje me rezultatin 1-2. Trajneri Armando Cungu vinte në këtë ndeshje pa surpriza sa i përket formacionit, duke u besuar titullarëve, ndërsa vendasit luanin në këtë sfidë me synimin e qartë për të ndalur miqtë.

Në fakt u duk se ia dolën, të paktën në pjesën e parë, pasi që në minutat e para të sfidës, ishin pikërisht krutanët ata që ushtrojnë presion ndaj Kukësit. Disa aksione të skuadrës së Elvis Plorit vënë në provë mbrojtjen e “bluve”. Ishte Roxher ai që u dallua për disa sulme të rrezikshme të skuadrësë së Kastriotit në drejtim të portës së Kukësit.

Presioni jep frute pikërisht në minutën e 22` të takimit, kur Roxher asistohet nga Bardhi dhe gjuan drejtë portës. Topi shkon në rrjetë, rezultatin shkon 1-0 për Kastriotin. Festa është e gjitha për vendasit.

Goli i jep kurajo skuadrës së Kastriotit, ndërsa të besuarit e Armando Cungut mundohet të reagojnë por pa arritur të gjejnë golin. I vetëm në majën e sulmit, Rexhinaldo e ka të pamundur të depërtojë në portën kundërshtare. Shkodra dhe Shameti kanë dy raste në dy momente të ndryshme, por ndalen nga portieri Kuka, duke mbajtur portën e Kastriotit të paprekur në pjesën e parë.

Pjesa e dytë e lojës nis sërish me të njëjtin ritëm, janë vendasit ata që shfaqin më shumë rrezik. Pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, Kastrioti fiton një penallti, pasi portieri i Kukësit, Stivi Frashëri, bën një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit të Kastriotit.

Arbitri Kola ngre dorën dhe tregon me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Roxher gjuan por Frashëri shlyen gabimin duke e pritur. Kështu vendasit humbin mundësinë për të dyfishuar shifrat.

Dy minuta më vonë janë miqtë që reagojnë me shpejtësi duke barazuar shifrat në 1-1. Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i gjendur në pozicion të volitshëm merr një krosim nga jashtë zone, gjuan me kokë drejt portës së Kukës, me topin që përfundon në rrjetë në minutë e 54`.

 

Pas minutës së 55` nisin dhe zëvendësimet e para. Çyrbja i lë vendin Ethemit ndërsa 10-të minuta më vonë, Rrumbullaku del nga fusha për Zguron. Sakaq te Kastrioti Lila futet në vend të Markut në minutën e 68` ndërsa Roxher del nga fusha në minutën e 77` dhe në vend të tij futet Tabort.

Por as këto nuk ndryshojnë gjë në fushë, pasi të dyja skuadrat kujdesen për të mos pësuar, ndërsa sulmojnë më pak, duke ulur ritmin e lojës. Rastet janë sporadike, ndërsa futbollistët e Kukësit janë më agresiv në momente të caktuara.

Do duhej të vinte minuta e 84` e takimit, që shifrat të ndryshonin sërish. Një top i ardhur nga thellësia, ndalet bukur nga Cordero, i cili i vetëm përballë portierit Kuka gjuan dhe dërgon në rrjetë. Ndryshojnë shifrat, Kukësi kalon në avantazh me rezultatin 1-2, festa tashmë është për verilindorët që i gëzohen tre pikëve.

 

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e tretë në renditje me 16-të pikë, duke përfituar edhe nga humbja e Laçit. Sakaq Kastrioti mbetet në vendin e fundit në renditje, duke rrezikuar gjithnjë dhe më shumë mbijetesën.

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri irlandez bën humor: Do të jetë ftohtë në 32 gradë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Delo.autor

Fassone akuzon UEFA-n: Vendimi për bilancin financiar, plotësisht politik!

Q.Autor

Leave a Comment