Bundesliga Futboll Sport

Riberi rinovon me Bajernin, Lorik Cana tallet me francezin: Nuk besoj se… (FOTO)

Frenk Riberi ka rinovuar zyrtarisht ditën e sotme, edhe për një sezon tjetër me Bajernin e Mynihut. 35-vjeccari, do të qëndrojë deri në sezonin 2019 me bavarezët, duke e çuar 12 në total karrierën me kampionët e Gjermanisë.

Francezi e ka lajmëruar edhe në një postim në Instagram arritjen e marrëveshjes për kontratën e re, ku ndër të tjera shkruan në anglisht, se është krenar për këtë njoftim, dhe që do të vazhdojë karrierën me kampionët gjermanë.

Por, një batutë e ka lënë edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili pasi e uron për rinovimin shkruan: “Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, duke u tallur kështu me francezin, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marseja.

riberi cana

Related posts

Neymar, pas ndeshjes së sotme do të marrë avionin privat për të zbarkuar në Itali

Q.Autor

GRUAJA E TIJ E INFEKUAR NGA KORONAVIRUSI/ Robben: Kam kaluar kohë të vështirë

Delo.autor

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment