Futboll Sport

LAJMI I FUNDIT/ Goditja e grupeve kriminale, arrestohet sportisti KAMPION EUROPE

Nuk kanë fund telashet për sportistët shqiptarë. Mundësi shkodran Elis Guri është arestuar nga policia në Mega Operacionin e koduar “VOL-VO 4”, ku janë goditur 4 grupe kriminale.

Ai akuzohet për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Sportisti shkodran bën pjesë në listën prej 18 persona, të cilët janë konsideruar si grup kriminal i rrezikshëm.

Kush është Elis Guri:
Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian  që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

image141

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Tani, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

Related posts

Marrëveshja spektakolare, Real kërkon të shkëmbejë Bale me Lukakun

Isa.Autor

Benzema ‘low cost’, Arsenali bën ofertën e ulët për francezin

Q.Autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Sarri: Mendoj se po shkojmë në rrugën e…

Delo.autor

Leave a Comment