Futboll Shqipëri Sport

LARGIMI I ZE MARIAS/ Superliga me “prodhim” vendi, trajnerët janë të gjithë shqiptarë

Marcelo Ferreira Ze Maria, ishte trajneri i vetëm i mbetur në Superligë, që mbante një kombësi dhe pasaportë jo shqiptare. Trajneri 45-vjeçar, që drejtoi Tiranën për një vit e gjysëm, mbante pasaportë braziliane por dhe atë italiane. Pas largimit të tij, një ditë më parë nga drejtimi i Tiranës, kampionati elitar i futbollit në Shqipëri, do të jetë i gjithë me “produkt” vendi.

Të gjithë trajnerët janë shqiptarë dhe kanë pasaportën shqiptare. Ze Maria ishte i vetmi që thyente këtë rregull, ndërsa pas largimit të tij, vendin e zuri një shqiptar dhe “Tirons” 24 karatë, Ardian Mema. Ai plotëson kështu pazëllin e trajnerëve të Superligës, që veç faktit që drejtojnë këto klube, janë të gjithë shqiptarë.

Kjo gjë kishte kohë që nuk ndodhte, pasi shumë prej klubeve shqiptare i kanë besuar shpeshmazi trajnerëve të huaj. Por këta të fundit, në shumicën e tyre, ashtu siç kanë ardhur edhe janë kthyer mbrapsht, duke mos lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

Vitet e fundit më i suksesshmi mund të cilësohet ish-trajneri i Kukësit, Peter Pacult, që drejtoi skuadrën gjysmën e sezonit të shkuar. Austriaku arriti të plotësonte objektivin e klubit, duke e çuar skuadrën verilindore në kupat e Europes, edhe pse në periudhën që e mori drejtimin e saj, Kukësi ishte në mesin e renditjes në Superligë. I suksesshëm mund të cilësohet dhe Ze Maria, për sezonin e kaluar.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit Tirana dhe Luftëtari ishin dy skuadrat e vetme që e nisën kampionatin me trajner të huaj. Milos Kostiç u largua nga Luftëtari pas 5 ndeshjesh me humbje, duke ia lënë vendin një trajneri shqiptar, Gentian Mezanit.

I vetmi i huaj mbeti Ze Maria te Tirana, që për të njëjtën arsye si kolegu i tij slloven i Luftëtarit, u largua dje nga bardheblutë e kryeqytetit. Në vend të tij erdhi Ardian Mema, një tjetër trajner shqiptar dhe një ish-futbollist i ekipit, që do të drejtojë tani e tutje.

Ndërkohë tetë trajnerët e tjerë shqiptarët të klubeve të Superligës, veç Gentian Mezanit te Luftëtari dhe Ardian Memës te Tirana, janë dhe Armando Cungu te Kukësi, Orges Shehi te Skënderbeu, Klodian Duro te Kamza, Skënder Gega te Partizani, Bledi Shkëmbi te Teuta, Elvis Plori te Kastrioti, Artan Mërgjyshi te Laçi dhe Ilir Daja te Flamurtari.

Related posts

E KËRKON ME ÇDO KUSHT NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United vendos, ja ylli që do të sakrifikohet për Sancho-n…

Delo.autor

BOLOGNA-MILAN/ Bomberi Ibrahimovic rikthehet titullar pas 5 muajsh (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Seria A, pa VAR Juventus do të ishte në arratisje

Q.Autor

Leave a Comment