Futboll La Liga Sport

GOLI I VITIT/ SPEKTAKËL mes Viniciusit dhe Rodrygos, SHKATËRROHET PORTA (VIDEO)

Tifozët e Real Madridit ishin shumë të kënaqur me kombinimin mes dy lojtarëve të rinj, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes gjatë një seance stërvitore me ekipin U-20 të Kombëtares së Brazilit. Viniciusi u transferua në Real Madrid nga Flamengo gjatë afatit kalimtar të verës për 45 milionë euro. Deri më tani, ai është stërvitur me ekipin e parë, megjithatë shumicën e paraqitjeve i ka bërë me Real Madrid Castillas.

Ndërsa, për sulmuesin 17-vjeçar të Santosit, Real Madridi ka arritur marrëveshje me klubin e tij për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. Më 1 korrik të vitit të ardhshëm, Rodrygo do t’i bashkohet skuadrës madrilene për 46 milionë euro.

Viniciusi arriti t’ia pasojë topin pa e shikuar fare Rodrygos, të cilin përveç që e ka bashkëkombës, do ta ketë së shpejti edhe bashkëlojtar në Real Madrid. Edhe Rodrygo arriti ta shënojë një gol po aq të mrekullueshëm sa ishte edhe pasimi.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ EVERTON/ Klopp: 300 milionë tifozë të “Të Kuqve” do të…

Delo.autor

PRITET TË UDHËTOJË DREJT MILANOS/ Arturo Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi tek Inter çështje orësh

Delo.autor

MIQËSORE/ I mjaftojnë 3 minuta lojë, Lila ndëshkon Tiranën në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment