Futboll Seria A Sport

LARGIMI NGA JUVENTUSI/ Marotta mendon për të ardhmen e tij, nuk duhet përjashtuar kalimi tek…

Lajmi i lamtumirës së Giuseppe Marotta ndaj Juventusit, i dhënë nga vetë ekzekutivi bardhezi, të shtunën, tronditi mjedisin e “Zonjës së Vjetër” dhe më gjerë. Çështja që lind tashmë është: çfarë e shtyn klubin kampion të Italisë drejt një vendimi të tillë? Mbi të gjitha, në mes të një cikli fitues, që vetëm këtë vit duket se arrin kulmin me diçka të madhe në nivelin europian?

Për momentin nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje me siguri. Siç është raportuar nga “Corriere della Sera”, një gjë është e sigurt: ky është hapi i parë i centralizuar në revolucionin e Andrea Agnelli, i cili synon të bëhet si Florentino Perez për Real Madridin.

Po tani, çfarë të ardhmeje do të presë Marotta? Ai vetë mohoi postin e mundshëm të presidentit të FIGC, kështu që mënyra e vetme duket të gjejë një vend në një ekip të ri. Në Itali, zgjedhja është e kufizuar: Milani ka gjetur drejtuesin e vet të ri, shefin ekzekutiv Ivan Gazidis. Roma dhe Napoli nuk duken klubet e duhura për t’u marrë në konsideratë nga tashmë pothuajse ish-menaxheri i Juventusit. Prandaj, mbetet hipoteza e Interit, që të mos hidhet poshtë absolutisht vazhdimi i tij në Seria A.

Klubi zikaltër do të ishte një mundësi e përkryer për hakmarrje kundër Andrea Agnelli. Një sfidë 360 gradëshe për Marottën, i cili mund të kishte nxitjen për të shkatërruar monopolin e presidentit të Juventusit në Itali. Dhe çfarë do të ndodhë me Juventusin? Vendi i mbetur vakant nuk do të trashëgohet nga askush (siç dëshmohet nga deklarata e bordit të ri), edhe pse Pavel Nedved duket se do të jetë krahu i djathtë i Andrea Agnelli në të ardhmen.

Por, tifozët e Juventusit po dridhen për pozicionin e Fabio Paraticit. Drejtori sportiv është i “blinduar” nga Juventusi, siç ka treguar e tashmja dhe e shkuara, po në të vërtetë ai do më shumë pushtet. Në mbledhjen e aksionerëve të 25 tetorit, me siguri do të zbardhet më shumë në këtë drejtim.

Related posts

U MPOSHTËN ME PËRMBYSJE NDAJ KUKËSIT/ “Fanaticsat” sulmojnë klubin: Trajneri Ahmataj vërtetoi se…

Delo.autor

INTERI NË “DIETË”/ Tani nisin spastrimet. Pesë lojtarë me “valixhe” në duar

Delo.autor

Klopp sqaron disa të vërteta në lidhje me transferimin te Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment