Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Gattuso: Piatek si robocop, largimi i Higuainit dhe babai Ancelotti

Milan-Napoli është supersfida e javës  së 21-të të Serie A, e cila mund të vendosë shumë sa i përket entuziazmit dhe ecurisë më tej. Kuqezinjtë kërkojnë sukses përpara publikut pas “3” transfertash deri tani. Dy fitore (në Xhenova ndaj Sampdorias në Kupë dhe Genoas në kampionat) dhe një humbje (përballë Juventusit në Arabi Saudite) për djemtë e Gennaro Gattusos, që ndërkohë përshëndet Higuain dhe i uron mirëseardhjen atij që e quan “Robocop”.

“Nuk flet shumë, thjesht do të luajë dhe shënojë! Është si robocop. Mbeti i kënaqur dhe surprizuar se si e pritëm në Milanello. Është lojtar fizik, i shpejtë në ekzekutim dhe shumë teknik. Mendoj se do të bëjë mirë”, tha Gattuso për polakun.

Cutrone? Është rritur shumë Patrick, ndoshta sepse i kam folur. Unë di të përkëdhel lojtarët e mi. Sigurisht, ka momente kur më merr koka flakë dhe nis të them gjëra që nuk dua, por më pas rikthehem të mbroj lojtarët e mi dhe t’i përkëdhel sërish”.

Tema e ditës është edhe Higuain dhe largimi i tij: “Në momentet kur ai nuk shënonte në mënyrë të vazhdueshme mediet flisnin vetëm për të. Është normale që një lojtar i nivelit të tij ishte vënë nën fokusin e medieve dhe kjo e masakroi atë. Fakti që ekzistonte mundësia për të mos u blerë përfundimisht nëse Milan nuk renditej në zonën Champions në fund të kampionatit, e ka goditur atë mendërisht. Unë mendoj se kur kjo kontratë është nënshkruar, kjo klauzolë ishte tashmë aty. Madje edhe penalltia e humbur dhe kartoni i kuq ndaj Juventusit e goditi fort atë”.

Ancelotti: “Nuk e kopjon dot Ancelottin. Ka 20 vite që drejton dhe nuk kam dëgjuar ndonjë lojtar të ankohet për të. I detyrohem shumë. Më ka bërë të luaj me shumë entuziazëm.”

Related posts

DEBUTIM SPEKTAKOLAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohet “sekreti” i trajnerit Solskjaer, ja prapaskenat

Delo.autor

APELI SPANJOLL KONFIRMON DËNIMIN/ Nuk kanë fund telashet për Messin, ja vendimi i fundit për argjentinasin…

Delo.autor

ETIKA NIS ZYRTARISHT HETIMIN PËR BYLIS-TIRANA/ Rrëfehen Kapllanaj, Dovedan, Lici dhe xhaketat e zeza, mungon Tirana

Delo.autor

Leave a Comment