Futboll Seria A Sport

Lautaro dhe dy armë/ INTERI “harron” ICARDIN: “Varka” e Spaletit gjen drejtimin e duhur

Era ka ndryshuar drejtim, tani fryn në favor dhe po shtyn skuadrën e Spaletit drejt vendeve të para të klasifikimit në kampionat. Një periudhë pozitive për Interin që, pas fitores kundër Totenhemit, ka grumbulluar 9 pikë kundër Sampdorias, Fiorentinës e Kaljarit. Në një det të trazuar, “varka” zikaltër me pak lëkundje ka arritur në destinacion dhe ky, në fund të fundit, është aspekti më i rëndësishëm. Ka kohë për t’u përmirësuar, por kursi i shënuar në hartë duket të jetë ai i duhuri.

PERSONTALITET I LAUTAROS – Kundër “njerëzve të detit” (sardët), Interi ka shfaqur vështirësitë e zakonshme (nuk arrin të mbyllë ndeshjet përpara limitit), por ka zbuluar Lautaro Martinezin. Spaleti e aktivizoi titullar me “justifikimin” e rrotacionit dhe mori nga argjentinasi përgjigjet që kërkonte. Numri 10 ka lënë pas shpine problemet muskulore dhe shfrytëzoi më së miri shansin e parë që iu dha.

“Demi”, që është pseudonimi i tij, u bë “idhull” i tifozëve interist që në fazën përgatitore, por të shtunën në mbrëmje ofroi spektakël në “San Siro” në ndeshjen e parë zyrtare si titullar: një bomber i kompletuar në gjendje të ndihmojë edhe manovrën ofensive duke dalë nga zona. Pa harruar personalitetin prej kampioni, duke mos e ndier peshën e fanellës (10-ës): pra, ajo çka i mungonte Interit. Tani sfida e vërtetë do jetë “bashkëjetesa” me Ikardin, me të cilin do formonte një dyshe sulmi vërtet “vrasëse”. Misioni i Spaletit është më se i mundur dhe trajneri po punon që nga ditët e para të grumbullimit.

“ARMËT” E SHTUARA – Kundër sardëve, Luçiano Spaleti revolucionoi skuadrën, duke ndryshuar plot gjashtë lojtarë (Miranda, Dalbert, Galjardini, Borha Valero, Politano e Lautaro Martinez) krahasuar nga ndeshja e së martës: një skenar që nuk mund të mendohej vitin e kaluar, i mundësuar këtë sezon nga gjerësia e skuadrës në gatishmëri të trajnerit. Puna e drejtuesve i ka garantuar Spaletit alternativa të vlefshme në çdo repart, faktor ky thelbësor në një sezon ku Interi është i angazhuar në tre fronte. Një tjetër “armë” e shtuar është numri i golashënuesve: 9, për 10 gola. Në fakt, vetëm Ivan Perisiç ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës. “Vartësia” nga Ikardi është harruar!

Related posts

“GOLDEN FOOT AWARD”/ Fitohet vetëm 1 herë në karrierë, Cristiano Ronaldo merr çmimin special

Delo.autor

“DO TA BËJA COPA-COPA”/ Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

Delo.autor

PEZULLUAN TRAJNERIN PAS VIDEO SKANDALIT/ Dy futbollistët e kombëtares shfaqin besnikëri për Sançezin: S’nda përçan askush!

Delo.autor

Leave a Comment