Futboll Seria A Sport

LEGJENDA CAFU/ Të mos të bëjmë të paditurin, ja kush është lojtari më i mirë në botë

Kampionati italian përbën përherë histori në vetvete. Dhe nuk ka rëndësi nëse Serie A në këtë moment nuk mund të jetë një nga kampionatet më të bukur në botë, sepse qartësisht është një nga më të komplikuarit. Shumë njerëz e dinë këtë dhe mundohen që të shprehin fuqinë e kampionateve të tjera. Ndoshta kampionate që janë të mbushur plotë me yje dhe që kanë vlerë më të lartë të së drejtës televizive, por që nuk mund të kenë vështirësitë që ka Serie A. Këtë e konfirmon një ekspert i madh, Cafu, i cili në një intervistë për ESPN ka theksuar se Cristiano Ronaldo nuk ka do ta ketë të lehtë në Itali.

Braziliani, ish-mbrojtësi i Roma-s dhe Milan-it, është i bindur këtë herë se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një mjet i shkëlqyer për të promovuar futbollin e Italisë, por jo se nuk vuajnë ashpërsinë e futbollit të këtij kampionati. “Vuan pak në Serie A, sepse kampionati italian është shumë i komplikuar në dallim nga La Liga, si nga vlera e skuadrave ashtu dhe nga kontakti fizik”. Ndoshta, 40 golat e shënuar në një sezon në Spanjë, do të jenë të vështirë për t’u arritur në Serie A, pasi kapaciteti i mbrojtjes italiane i ka bërë bllokadë shumë kampionëve të mëdhenj.

Por sipas Cafu-së, Cristiano Ronaldo nuk duhet që të shqetësohet shumë, sepse pas një periudhe adaptimi ai do të japë maksimumin e potencialit që ka. “Ronaldo është përherë Ronaldo. Është lojtari më i mirë në botë dhe qartësisht i duhet pak kohë sa të ambientohet me Serie A. Kur isha më i ri, mbaj mend që të gjithë donin të luanin në Serie A për fanellën e Roma-s, Milan-it, Lazio-s, Juventus-it, Sampdoria-s, Napoli-t. Tashmë ky kampionat është bërë më pak konkurrues në dallim me La Liga-n apo Premier League-n, por duhet që të kthehet në kampionatin që të gjithë njohim. Dhe Cristiano Ronaldo mund të japë ndihmesë në këtë drejtim”.

Related posts

ÇEKI-SHQIPËRI/ Pas 18 minutash lojë, Patrik Schick ndëshkon Kombëtaren me një goditje fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA ANGLIA/ Goditi “testikujt” e kundërshtarit, sportisti pezullohet me 10 ndeshje dhe merr gjobën prej…

Delo.autor

U TRANSFERUA NË FRANCË/ Shpërthejnë “memet” pas kalimit të Icardit tek PSG (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment