Futboll La Liga Sport

LEGJENDA E BARCELONËS/ Puyol: Reali duhet të ndërrojë stilin e lojës, janë të lexueshëm

Legjenda e ekipit të “Barcelonës”, Karles Pyjol ka shprehur opinionin e tij për El Klasikon që do të zhvillohet ditën e dielë, duke theksuar se “Reali” ka humbur shumë pas largimit të Ronaldos te “Juventusi”.

“Kur lojtarët më të mirë largohen, është logjike që skuadra të marri për keq. Ata (Reali) duhet të shikojë për zgjidhje të tjera, një mënyrë tjetër loje, pasi ata ishin mbështetur së tepërmi te golat e Kristiano Ronaldos. Tani, ata duhet që të gjejnë lojtarin tjetër që të zëvendësojë golat e Ronaldos dhe një stil tjetër loje, pasi ky i fundit është shumë i lexueshëm”, – u shpreh Pyjol.

Pyjol pranoi gjithashtu se mungesa e Lionel Mesit do të ndihet, duke bërë dhe krahasimin mes Arturo Vidal dhe Ksavit.

“Lojtari më i mirë në botë është gjithnjë si rëndësishëm për ekipin. Rreth tij ka dhe shumë lojtarë të talentuar të cilët mund të bëjnë diferencën. Të krahasosh lojtarët me Ksavin është diçka shumë e vështirë. Ne nuk mund të shtojmë presionin nda Vidal. Ai duhet të luajë ndeshjen e tij”, u shpreh Pyjol.

Related posts

“SHPËRTHEN” NË AKUZA NDAJ UEFA-S/ Agjenti Raiola: Janë të pavlerë, skandalet janë pjesë e ADN-së së tyre

Delo.autor

REVOLUCION TË MADH NË VERË/ Ja kush do jetë portieri i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

RRËFEN FINALEN E “CARABAO CUP”/ Sarri i habit: Situata e krijuar nga Kepa ishte…

Delo.autor

Leave a Comment