Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini: Na mungon rezultati pozitiv, prandaj….

Tashmë ka një përforcim më shumë, jo në skuadër, por mbi kokë. Edi Martini duhet të ndihet disi nën presion, jo vetëm nga rezultatet e deritanishme, por edhe “gradimi” i një drejtori teknik me peshë, sikurse është Sulejman Starova. Shumë e kanë parë këtë lëvizje si afrim të zëvendësuesit të shkodranit, në rast se fitoret nuk vijnë. Fundja, “Bobi” është një njohje e vjetër e “Djemve të Detit”. Në prag të transfertës me Apoloninë, Martini ka nënvizuar punën e madhe që ka bërë me skuadrën, ndaj shpreson te kthesa:

Shpresoj që çështjen e barazimeve ta zgjidhim nesër. Kemi punuar fort gjatë gjithë javës, kemi punuar shumë, sidomos në daljet e shpejta dhe goditjet në portë. Është vetëm një moment psikologjik. Nesër detyrimi ynë është vetëm të fitojmë ndeshjen. Na mungon rezultati pozitiv, prandaj do ta quaja kthesë fitoren e nesërme. Djemtë kanë luajtur çdo ndeshje mjaft mirë, kemi mbizotëruar pothuajse lojën në çdo ndeshje. Fati nuk ka qenë me ne, por edhe arbitrimi nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Mendoj se kthesa nesër do të vijë patjetër.

Ne mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë, nuk dua të fajësoj sulmuesit për mungesën e golave. Nuk është defekt i vetëm një reparti, kemi pësuar pak në mbrojtje, por kjo vjen edhe nga ndihma që kanë dhënë sulmuesit. Gjithë ekipi duhet të zhbllokojë rezultatin dhe të nxjerrë golin. Të gjithë lojtarët janë gati, kanë formë shumë të mirë, me përjashtim të Kouros me probleme në këmbën e majtë. Skema me dy sulmues? Nuk e di, ne mund të ndryshojmë gjithmonë përpara çdo ndeshjeje. Kemi edhe pak kohë, do vendosim nesër për formacionin.

Nuk e shoh të rënduar psikologjiksht ekipin. Normal që rezultatet të vendosin përpara përgjegjësisë, por djemtë e kuptojnë dhe kanë dëshirë për të dhënë çdo ditë më tepër në stërvitje. Ekipi punon me më shumë dëshira, pasi e sheh që ka luajtur më mirë se çdo tjetër, pavarësisht rezultateve që nuk i ka pasur të mira. Së bashku me mua, kemi besim që do t’ia dalim dhe do të rikthejmë rezultatet pozitive te Teuta“.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI rinovon me KESSIE dhe kërkon ish lojtarin e MONAKOS

Isa.Autor

PAS ALARMIT TË ALLEGRIT NË MBROJTJE/ Ish-lojtari i “Djajve të Kuq” është gati të rikthehet tek Juventusi

Delo.autor

A MUND TË BËHET SI NEYMAR? Ja përgjigja e Casemiros për shokun e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment