Futboll Sport

LEGJENDA E BRAZILIT/ Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit dhe e sfidon: Tani shëno më shumë se unë

Tri herë fituesi i Botërorit e sheh lojtarin e PSG-së më të mirë se ai në paraqitjet e tij, teksa shpreson që Neymar të kalojë edhe rekordin e golave të tij në total.

Pele ka uruar Neymarin që ka kaluar rekordin e tij, duke pasur 92 paraqitje me Brazilin dhe e ka sfiduar lojtarin e PSG-së që të thyejë edhe rekordin e tij të golave të shënuar.

“Urime Neymar Jr, për paraqitjet tuaja në Kombëtare këtë javë”, ka shkruar Pele në Twitter, pasi FIFA e uroi Neymarin për këtë arritje.

“Ju më kaluat mua. Tani vazhdoni dhe thyeni edhe rekordin tim të golave, po ashtu. Brazili ka nevojë për ju”, ishte urimi i legjendës braziliane.

Neymar ka shënuar 59 herë me fanellën e Kombëtares dhe qëndron 18 gola prapa Peles (77), teksa ai shpreson që kapiteni i tanishëm i Brazilit ta thyejë edhe këtë rekord

Related posts

Kolumbianët e kthejnë në festë para Japonisë, shikoni si harbohen në dhomat e zhveshjeve (VIDEO)

Sadik.Autor

“AI DO TË KALOJË DISA JAVË TË VËSHTIRA”/ Neville: Mbappé do të jetë si Ronaldo dhe Messi? Kjo është sprova e madhe…

Delo.autor

SHAQIRI VULOS FATIN E TAKIMIT/ Liverpool fitore me përmbysje në Turf Moor

Isa.Autor

Leave a Comment