Futboll Ligue 1 Sport

LILLE ËNDËRRON PËR CR7/ Fonte: I them çdo ditë Ronaldo-s që të vijë këtu, por ai më përgjigjet…

Pas Messi-t te PSG, ka nga ata që ëndërrojnë Ronaldo-n te Lille.

Me dy futbollistët e mëdhenj në Francë, Ligue 1 do të jetnte një sfidë yjesh, si ajo në kohët e Real Madrid dhe Barcelona.

Ideja është e Jose Fonte, shok skuadra i CR7 te Portugali dhe mbrojtës i Lille, që i ka shkruar disa herë numrit 7 të Juventus për ta bindur që të largohet nga Torino.

“I dërgoj çdo ditë një mesazh që të vijë te Lille! Është përgjigjur vetëm ‘ah ah ah’”, ka thënë Fonte për TalkSport.

Një tentativë e çuar dëm duke parë përgjigjen e Ronaldo-s. Franca dhe Ligue 1 duhet të mësohen të shijojnë vetëm Messi-n, për CR7 nuk ka ardhur akoma momenti.

Related posts

DUAN TITULLIN/ ROMA nuk ndalet në merkato, gati të “rrëmbejë” dy kampionët e botës

Isa.Autor

“NË KAMPIONAT KEMI KOHË PËR TË RIKUPERUAR”/ Chiellini: Porto? Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Dybala e shpëton Juventusin nga humbja ndaj Inter në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment