Futboll Sport

LEONARDO SHUAN SHPRESAT/ Rikthimi i “të jashtëzakonshmit” te Milan është i pamundur

Rikardo Kaka është rikthyer tek Milan, ndonëse në një post administrativ dhe nisur nga kjo, kishin filluar të qarkullonin thashetheme se edhe Zlatan Ibrahimovic shumë shpejt do t’i bashkohej ish-ekipit të tij, por një gjë e tillë duket të jetë e pamundur.

Drejtori i kuqezinjve, Leonardo ka deklaruar se ka qenë në axhendën e diskutimeve të klubit rikthimi i 37-vjeçarit, i cili pavarësisht moshës po shkëlqen në Amerikë, por një gjë e tillë nuk është e mundur, të paktën në planet e tyre afatshkurtra.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, Leonardo ka pranuar se ishte më shumë se një mendim i shkurtër që kur ai mori drejtimin e Milan, por ka theksuar se për momentin nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, pa dhënë shumë detaje mbi arsyet.

“Ibra ka lidhje shumë të ngushta me Milanin, të gjithë e dinë këtë. Ne nuk mund ta mohojmë se ishte më shumë se një mendim i shkurtër që kalonte në mendje kur erdhëm së pari, pasi ai është i jashtëzakonshëm dhe ka karakteristika shumë të veçanta, por tani nuk është e mundur”, u shpreh Leonardo.

Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 42 gola për Milanin në mes të viteve 2010 dhe 2012, për t’u larguar më pas drejt gjigandëve të Ligue 1 Paris Saint-Germain. Karriera e tij është zhvendosur në Amerikë, ku luan për LA Galaxy. Ish- ylli i Suedisë ka treguar se mosha për të është thjesht në numër, pasi po shkëlqen në Ligën Amerikane, ku ka shënuar plot 20 herë dhe golat e tij nuk kanë qenë aspak të zakonshëm.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Pas RONALDOS, Juventusi gati 2 SUPER transferime të bujshme

Isa.Autor

RONALDINHO I SHKATËRRUAR TOTALISHT/ I afërmi i legjendës braziliane: Rri “tapë” gjithë kohën, pi çdo alkool që i del para…

Delo.autor

RIKTHIMI I “NËNDETËSES” NË SUPERIORE/ Shikoni festën e futbollistëve të Dinamos me tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment