Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Reagojnë vlonjatët, kapiteni Bushiç barazon shifrat

Ka startuar në Kamëz me vonesë sfida mes vendasve të Klodian Duros, dhe Flamurtarit. Vonesa u bë për shkak se një nga titullarët e forcave të rendit nuk ështe prezent.  Sfida e vlefshme për javën e tetë, është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kamza, është në një moment ku ka shumë nevojë për pikë, me rezultatet që nuk i janë përgjigjur lojës së ekipit të Duros.

Nga ana tjetër, edhe vlonjatët e Ilir Dajës, vijnë nga humbja javën e kaluar në Laç, dhe tani kërkojnë kthesën, për të vazhduar me fitoret e për të mos u shkëputur akoma më shumë nga kreu.

13:45 | Kamza-Flamurtari 1-0

Plaku 5′

Komenti:

23′ GOOl barazon kapiteni Bushiç

20′ Hektor Idrizaj nuk ia del, zëvendësohet me Zisin pas një dëmtimi.

17′ Bushiç me kokë për Ribaj, por del portieri Avdyli përpara se të krijohej një rast i rezikshëm.

15′ Roloviç fiton një faull. Musta e pengon, mundësi e mirë për vendasit.

11′ Torasa jep një top më të fortë seç duhet për Danilo Alveshin, që mund të ishte i vetëm përballë portës.

9′ Torasa shkakton faull në dëm të sulmuesit të Kamzës, rast i mirë për vendasit.

7′ Faulli numër 5 i sfidës shkon në favor të Kamzës.

5′ Gool. Shënon Kamza me Plakun.

1′ Nis sfida.

Related posts

Ndryshime drastike në kontratat e lojtarëve te Flamurtari, Idrizi vendos kushtet…

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR KOMBËTAREN E LUIS ENRIQUE/ Legjenda Xavi: Spanja ka ekip cilësor dhe…

Delo.autor

KASAPË DHE KRIMINELË/ Ky është ekipi më i dhunshëm, nuk mungon as një…grua

Delo.autor

Leave a Comment