Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kosova-Malta: Shpërthen festa në “Fadil Vokrri”, dardanët përsëri në avantazh (VIDEO)

Ka startuar ndeshja midis skuadrës së Kosovës dhe asaj të Maltës që luhet në impiantin e rikonstruktuar tashmë “Fadil Vokrri”. Ekipi i drejtuar nga Shaland zbret në fushën e lojës si më favorit se kundërshtari dhe kjo është një mundësi e mirë për të marrë 3 pikë.

Në rast fitoreje “dardanët” do të mund të risin shanset e kualifikimit pasi do ta shikojnë veten në kuotën e 7 pikëve në kreun e klasifikimit. Në dy sfidat e para maltezët kanë siguruar vetëm 1 pikë. Më poshtë ndiqni dhe komentin “LIVE” të ndeshjes:

LIVE| Kosova-Malta 2-1

Kololli 30′ , Muriqi 68′  / Aguis 51′ 

74′ Zëvendësim te Kosova, largohet Valon Berisha, në fushë Besar Halimi.

70′ Malta me 10 lojtarë. Kapiteni Misfund ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

bandicam 2018-10-11 22-12-26-812

68′ GOOOOL KOSOVA 2-1. Sulmuesi Muriqi gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar sërsh në avantazh “dardanët”. 

65′ I pafat Zhegrova, godet sërish shtyllën, pas një gjuajtje të bukur nga e djathta.

61′ Rrahmani kërcen më lart se të gjithë, gjuan me kokë, por pret portieri

54′ Provon Zeneli të shënojë, por gjuajtja e tij, është devijuar në këndore.

51′ GOOOL MALTA 1-1. Aguis gjuan bukur me kokë, pas një krosimi nga këndi duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Staron pjesa e dytë, Kosova menjëherë në sulm, në kërkim të golit të dytë.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

bandicam 2018-10-11 21-33-48-252

45′ E pabesueshme çfarë humbet Muriqi. Me portën e boshatisur e ka nxjerrë topin jashtë kuadratit.

42′ Fantastik Zhegrova, shtylla i mohon golin. Dominim absolut i Kosovës.

37′ Muriqi del i vetëm me portierin, por ky i fundit i mohon golin me pritjen e tij.

33′  Zeneli merr një top në hyrje të zonës, rrotullohet dhe godet, por gjuajta e tij shkon mbi traversë

30′ GOOOOOL KOSOVA 1-0. Kololli kalon në avantazh “dardanët”.  Goli i parë me fanellën e përfaqësueses. 

28′ Kroson Zeneli në zonë, por ai top nuk arrihet as nga Muriqi dhe as nga Zhegrova.

22′ Një krosim i rrezikshëm drejt zonës, mundohet atje Muriqi, por gjyqtari akordon faull në sulm.

20′ Godet Zhegrova nga një pozicion mjat i mirë nga goditja e dënimit, por topi përfundon në duart e portierit të Maltës.

18′ Muriqi niset bukur, por arbitri ngre flamurin për pozicion të parregullt.

15′ Një harkim i rrezikshëm në zonë nga goditja këndore, largon mbrojtja e Maltës.

9′ Zeneli rrezikon nga e majta, vuan mbrojtja e Maltës.

3′ Rrezikon Kosova me Vojvoda, por nuk ka arritur që ta dërgojë në rrjetë atë top të krosuar nga Berisha.

1′ Starton sfida në “Fadil Vokrri”.

Related posts

​Formacionet zyrtare: Manchester City – Watford

Q.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Barcelona kërkon një sulmues në Premier, tre lojtarë në shënjestër

Delo.autor

FIFA PUBLIKON LISTËN PËR ÇMIMIN “TRAJNERI I VITIT”/ Ja emrat e 10 teknikëve që janë nominuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment