Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Shkurtimi i rrogave të futbollistëve, ja sa do të humbë CR7

Hipoteza e shkurtimit të rrogave të futbollistëve të Serisë A me 20 ose 30% duket se do të kthehet në realitet. Kjo është një masë e domosdoshme në mënyrë që klubet të përballojnë emergjencën ekonimike të shkaktuar nga Coronavirus.

Sipas Corriere dello Sport, propozimi mund të vihet në praktikë shumë shpejt. Edhe Damiano Tommasi, përfaqësuesi i lojtarëve është shprehur i hapur para mundësisë.

Mes lojtarëve që do  të humbnin më shumë është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i Juventus-it, në fakt, mund të preket ndjeshëm nga shkurtimi.

CR7, që fiton 31 milionë euro në vit, mund të pësojë një humbje prej 9 milionë eurosh. Sakrifica, në një situatë  të tillë, do të ishte e pashmangshme për  të kaluar krizën.

Related posts

BAKAYOKO CILËSOHET I SHTRENJTË/ Milan kthen sytë nga një portugez për mesfushën, ja emri…

Delo.autor

Perez bisedon me Zidanen: Nuk e dëshiron këtë lojtar në skuadër

Q.Autor

“KEMI HUMBUR NJË MIK TË MADH”/ Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

Delo.autor

Leave a Comment