Futboll Kosova Sport

TIFOZËT E KOSOVËS SI TË JAPONISË/ Pastrojnë stadiumin pas përfundimit të ndeshjes (FOTO)

Gjatë Kupës së Botës në Rusi, tifozët e Japonisë u bënë të famshëm pasi pastronin stadiumin, gjithmonë pas përfundimit të ndeshjes së kombëtares së tyre.

Pikërisht për këtë gjest ata morën pëlqimin e të gjithë tifozëve në mbarë botën, pasi ishin një shembull për tu ndjekur nga të gjithë.

Pikërisht të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e Kosovës ditën e djeshme pas përfundimit të ndeshjes kundër Malit të Zi, të cilën e fituan me rezultatin 2-0. Ndërkohë që tifozët kundërshtarë po dilnin nga stadiumi mbrëmjen e djeshme, ata vendas ishin të qëndronin brenda për shkaqe siguri.KOS

Disa tifozë kanë përfituar nga kjo, teksa ndërkohë që qëndronin brenda në stadium, ata kanë vendosur të pastrojnë vendin ku qëndruan për rreth 2 orë.

Related posts

SPECIALE/ Nga Maldini tek Van Basten, këta janë 14 “yjet” që nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Reja: Urojmë që fati të jetë në anën tonë se ka gjithmonë një herë të parë

Delo.autor

Vetëm tri ekipe i kanë rezistuar, ja 36 “viktimat”’ e Leo Messit në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment