Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Laçi-Teuta: Bregdetarët të pamëshirshëm, shënojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

Ka nisur takimi mes Laçit dhe Teutës në “Elbasan Arena”. Mërgjyshi dhe Shkëmbi janë me objektiva të ndryshëm.

Kurbinasit kërkojnë të qëndrojnë të pamposhtur në këtë kampionat, ndërsa bregdetarët të thyejnë tersin në takimet jashtë.

Laçi-Teuta 0-3

Latif 17′ 72′‘, Progni 23′

Komenti

77′ Largohet Latif pasi pësoi tërheqje gjatë momentit të golit. Vedin e tij e zë Vecaj.

72’GOOL. Latif trefishon pas një topi të marrë nga Progni.

Latif on Vidnews.

70′ Largohet Lushkja, në fushë Bushi.

61′ Gjorgjevski ndëshkohet me të verdhë.

56′ Largohet Toro për kurbinasit, në fushë Smaci

54′ Top i ardhur nga goditja e këndit, Bicaj nuk kordinohet mirë edhe pse i pashqetësuar.

52′ Traore gjendet mirë në zonë, por nuk pason dot siç duhet për Prognin i cili do të shfaqej i vetëm përballë portierit. Goditje nga këndi për durrsakët. 

46′ Të 2 trajnerët kanë bërë zëvendësime. Për Laçin është larguar Jonuzi dhe i ka lenë vendin Hadrojt. Ndërsa te skuadra e Shkëmbit është larguar Ndreca për Gjorgjievskin.

46′ Topin e parë kësaj here e shkelmojnë kurbinasit.

PJESA E DYTË

45+1; Përfundoj pjesa e parë.

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

45′ Ndreca ndëshkohet me të verdhë për durrsakët.

41′ Teuta qarkullon topin, ndërsa Laçi provon me kundërsulme. Asgjë për tu përmendur në këto minuta. Kujtojmë që Laçi luan me 10 lojtarë që prej minutës se 3-të të takimit pasi Xhixha u ndëshkua me të kuq.

32′ Najdenov provon nga faulli, sa fat ka Hidi. Topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në duart e gardianit. 

29′ Hidi ndëshkohet me të verdhë për vonesë të lojës.

23’GOOL. Progni dyfishon takimin për Teutën. Krosim nga e djathta dhe mesfushori shkëputet bukur duke i gjetur kohën topit për ta dërguar në rrjetë.

progni on Vidnews.

17′ GOOL. Krosim i mirë nga e majta, po kaq i mirë është edhe kordinimi i Latif që dërgon topin në rrjetë.

 

9′ Shtubina ka mundësi të artë në zonë, nuk kordinohet dhe godet jashtë.

3′ Xhixha merr karton të kuq.

1’Nis sfida.

Related posts

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

Isa.Autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Merret vendimi, Komisioni i UEFAS gjobit me 5 mijë euro FSHF, ndërsa Kampionët e Botës…

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Aubameyang realizon një gol “MAGJIK” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment