Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË ME HAP KAMPIONI/ Juventus gjen fitoren e tretë radhazi, Ronaldo i vendos vulën ndaj Sassuolo-s

Juventusi ka gjetur fitoren e tretë radhazi pas Udinese dhe Milan, duke mundur 3-1 Sassuolo, por në fushë rezultati nuk pasqyroi atë që u pa.

Skuadra mike ishte më e rrezikshme se kurrë dhe madje, edhe pse mbeti me dhjetë futbollistë që pas minutës së 30-të, arriti të rezistonte.

Dybala u dëmtua ashtu si edhe McKennie, ndërsa Pirlo hodhi në fushë Kulusevskin dhe Arthur. Sakaq, në pjesën e dytë do të shënonte Danilo një supergol me goditje nga distanca.

Barazimi i miqve nuk vonoi dhe aksioni model i finalizuar nga Defrel me asist të Traore, bëri të dridhej Pirlo & Co.

Bardhezinjtë gjetën sërish avantazhin me anë të Ramsey, pas krosimit nga Frabotta, por ishte gabimi i mbrojtësit Chiriches që prishi jo pak punë, duke mos qenë i vëmendshëm brenda zone.

Në fund, me kundërsulm, Ronaldo firmosi ndeshjen me golin e tij personal dhe të 15-tin në këtë Serie A. Juventusi përfiton nga barazimi Roma-Inter dhe ngjitet në renditje tashmë në vend të katërt, 7 pikë larg kreut, por me një ndeshje më pak.

Related posts

ZBULON KËRKESËN E DJALIT TË TIJ/ Ronaldo: Dëshiron që unë të mos tërhiqem nga futbolli sepse…

Delo.autor

AKORDI RAMOS-REAL MADRID/ Sinjale rinovimi. Ja pse mbrojtësi spanjoll mund të vazhdojë me madrilenët…

Delo.autor

TËRMET TE MILANI/ Pas largimit të sigurtë të Boban e Maldinit, trajneri mendon dorëheqjen pas ndeshjes me Juven

F.autor

Leave a Comment