Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Asist fantastik i Gripshit, Dita nuk fal vetëm me portierin (VIDEO)

Luhet në qytetin e Gjirokastrës, sfida e javës së tetë mes Luftëtarit dhe Skënderbeut. Bluzinjtë e Mezanit, kërkojnë një 3 pikësh, në nevojë emergjente për pikë, edhe ndaj kampionëve në fuqi të Superiores.

Nga ana tjetër, pas fitores me shumë vlera ndaj Kukësit, korçarët e Orges Shehit, janë në ndjekje të Partizanit në krye të klasifikimit.

LIVE | Luftëtari-Skënderbeu 0-2

GOL: Hoxhaj 69′, Dita 80′

KOMENTI LIVE

84’ Ymeraj lë fushën e lojës. Mezani fut Demon.

80’ GOOOL Gripshi asiston në mënyrë fantastike për Ditën, dhe ky i fundit nuk fal vetëm me Ruçin.

77’ Shehi kryen edhe ndërrimin e fundit. Bruno Lulaj në vendin e Guexh.

76’ Ndërrimi i parë edhe për Mezanin. Del Milosavljev, futet Hyseni.

70’ Largohet edhe Blerim Krasniqi në radhët e Skënderbeut. Futet Oto Xhon.

69’ GOOOL Ardit Hoxhaj shënon pas 3 minutash në fushën e lojës.

66’ Kryen zëvendësimin e parë Shehi. Nxjerr Bregun, futet Ardit Hoxhaj. Vlonjati Bregu largohet mes duartrokitjeve, por i jep dorën edhe Shehit.

60’ Moment i rrezikshëm te zona e Luftëtarit. Një top i gjatë, mbetet në zonë, dhe lojtarët e Skënderbeut bëjnë disa pasime me kokë, por në fund topi largohet.

59’ Minuta të qeta në Gjirokastër. Skënderbeu zotëron më shumë topin, djemtë e Mezanit provojnë me kundërsulme.

52’ Gripshi tenton nga shumë metra largësi, por goditja e tij kontrollohet pa problem nga Ruçi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Skënderbeu 0-0

43’ E pabesueshme çfarë humbet Shkurtaj. Gabim i Sambu, Milosavljev i rrëmben topin e shërben në hyrje të zonës, numri 9 gjuan, por Teqja bën mrekullinë, dhe çon topin në këndore.

37’ Provon Gripshi me një harkim në zonë, por portieri Ruçi mbyll gjithçka.

32’ Janiçiç pranë golit te porta e Skënderbeut. Liçaj kthen një top në hyrje të zonës, dhe mbrojtësi provon me një kthesë.

24’ Mbetet i dëmtuar Ramadani, pas një përplasje me Krasniqin në mesin e fushës, teksa korccarët po niseshin në një kundërsulm të rrezikshëm.

19’ Goditje dënimi për Skënderbeun në hyrje të zonës, pas faullit që Rrapa i bën Krasniqit. Bregu godet, por topi devijohet e përfundon në këndore.

16’ Shkurtaj shërbehet nga e djathta me një top të gjatë, dhe godet fluturimthi nga vija e 16-metrave, por pa koordinimin e duhur, me topin që nuk përbën rrezik për Teqjan.

15’ Goditje fantastike e Bregut në hyrje të zonës, godet rrafsh me tokën, por portieri Ruci largon rrezikun.

13’ Karton i verdhë për Rrapën, pasi ndal Muzakën në të djathtë të sulmit.

9’ Gripshi nga e majta shumë i lëvizshëm, shkon deri në fundore, por është Rustem Hoxha ai që e mbyll.

8’ Krosim i Gripshit nga e majta, për Bregun në shtyllën e dytë, por vlonjati edhe pse zgjatet, nuk arrin të shtyjë topin.

1’ Minuta e parë, dhe gjirokastritët kërkojnë penallti, për një top të prekur me dorë nga ana e Sambu në zonë, pas goditjes së Milosavljev.

luftetari kerkon penallti on Vidnews.

1′ Nis takmi në Gjirokastër.

Related posts

Ka më shumë se 10 vite te Man City, Guardiola do rinovimin e 32-vjeçarit

Isa.Autor

ANALIZA/ Reali si kurrë më parë, Vinicius njeriu i finaleve

F.autor

Plasin portalet/Rama “tersi” i Bayernit përballë Realit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment