Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, ekipet në kërkim të golit të avantazhit (VIDEO)

Luhet në qytetin e Gjirokastrës, sfida e javës së tetë mes Luftëtarit dhe Skënderbeut. Bluzinjtë e Mezanit, kërkojnë një 3 pikësh, në nevojë emergjente për pikë, edhe ndaj kampionëve në fuqi të Superiores.

Nga ana tjetër, pas fitores me shumë vlera ndaj Kukësit, korçarët e Orges Shehit, janë në ndjekje të Partizanit në krye të klasifikimit.

LIVE | Luftëtari-Skënderbeu 0-0

KOMENTI LIVE

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Skënderbeu 0-0

43’ E pabesueshme çfarë humbet Shkurtaj. Gabim i Sambu, Milosavljev i rrëmben topin e shërben në hyrje të zonës, numri 9 gjuan, por Teqja bën mrekullinë, dhe çon topin në këndore.

37’ Provon Gripshi me një harkim në zonë, por portieri Ruçi mbyll gjithçka.

32’ Janiçiç pranë golit te porta e Skënderbeut. Liçaj kthen një top në hyrje të zonës, dhe mbrojtësi provon me një kthesë.

24’ Mbetet i dëmtuar Ramadani, pas një përplasje me Krasniqin në mesin e fushës, teksa korccarët po niseshin në një kundërsulm të rrezikshëm.

19’ Goditje dënimi për Skënderbeun në hyrje të zonës, pas faullit që Rrapa i bën Krasniqit. Bregu godet, por topi devijohet e përfundon në këndore.

16’ Shkurtaj shërbehet nga e djathta me një top të gjatë, dhe godet fluturimthi nga vija e 16-metrave, por pa koordinimin e duhur, me topin që nuk përbën rrezik për Teqjan.

15’ Goditje fantastike e Bregut në hyrje të zonës, godet rrafsh me tokën, por portieri Ruci largon rrezikun.

13’ Karton i verdhë për Rrapën, pasi ndal Muzakën në të djathtë të sulmit.

9’ Gripshi nga e majta shumë i lëvizshëm, shkon deri në fundore, por është Rustem Hoxha ai që e mbyll.

8’ Krosim i Gripshit nga e majta, për Bregun në shtyllën e dytë, por vlonjati edhe pse zgjatet, nuk arrin të shtyjë topin.

1’ Minuta e parë, dhe gjirokastritët kërkojnë penallti, për një top të prekur me dorë nga ana e Sambu në zonë, pas goditjes së Milosavljev.

Related posts

LUIZA GEGA I BEFASON TË GJITHË/ Kualifikohet mrekullisht në finalen e Botërorit

F.autor

Calhanohlu: Harrojmë Juven, sytë nga derbi…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj jep lajmin e madh, do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Delo.autor

Leave a Comment