Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Përfundon pjesa e parë, barazim total në lojë dhe gola

Ka startuar në Kamëz me vonesë sfida mes vendasve të Klodian Duros, dhe Flamurtarit. Vonesa u bë për shkak se një nga titullarët e forcave të rendit nuk ishte prezent.  Sfida e vlefshme për javën e tetë, është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kamza, është në një moment ku ka shumë nevojë për pikë, me rezultatet që nuk i janë përgjigjur lojës së ekipit të Duros.

Nga ana tjetër, edhe vlonjatët e Ilir Dajës, vijnë nga humbja javën e kaluar në Laç, dhe tani kërkojnë kthesën, për të vazhduar me fitoret e për të mos u shkëputur akoma më shumë nga kreu.

13:45 | Kamza-Flamurtari 1-1

Plaku 5’/ Bushiç 23′

Komenti:

 45’+2 Përfundon pjesa e parë 

44′ Danilo Alvesh shkakton faull në mesfushë.

43′ Frashëri driblon mirë nga e djathta, por krosimi i tij gjen duart e Koliçit.

41′ Ribaj kroson mirë për Danilo Alveshin, por sulmuesi shkakton faull.

37′ Lojë e qetë nga ekipet, po mundohen të mbrohen mirë, asgjë për tu përmendur në 5 minuta.

32′ Bushiç driblon mirë, por bën më të vështirën përballë Avdylit duke gjuajtur jashtë.

30′ Torasa provon nga distanca, por duhet të shërbente pasi Danilo Alvesh ishte në pozicion të mirë.

27′ Goditja e parë nga këndi për Kamzën, por pa rrezik.

23′ GOOl barazon kapiteni Bushiç.

Bushiç gol on Vidnews.

23′ Mehmeti ndëshkohet me të verdhë.

20′ Hektor Idrizaj nuk ia del, zëvendësohet me Zisin pas një dëmtimi.

17′ Bushiç me kokë për Ribaj, por del portieri Avdyli përpara se të krijohej një rast i rezikshëm.

15′ Roloviç fiton një faull. Musta e pengon, mundësi e mirë për vendasit.

11′ Torasa jep një top më të fortë seç duhet për Danilo Alveshin, që mund të ishte i vetëm përballë portës.

9′ Torasa shkakton faull në dëm të sulmuesit të Kamzës, rast i mirë për vendasit.

7′ Faulli numër 5 i sfidës shkon në favor të Kamzës.

5′ Gool. Shënon Kamza me Plakun.

bandicam 2018-10-07 14-06-31-768 on Vidnews.

1′ Nis sfida.

Related posts

YLLI U KTHYE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Balotelli shpërthen: Gënjeshtër, mjaft shpikët histori rreth meje

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

PREKËSE/ David Silva “hap zemrën”, si e përballova luftën e djalit me jetën…

Isa.Autor

Leave a Comment