Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Gol me 11-metërsh, durrsakët e mbyllin pjesën e parë në avantazh (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Niko Dovana” sfida e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore mes Tëutës dhe Kastriotit. Durrsakët e Bledi Shkëmbit, në 4 ndeshjet e fundit kanë rregjistruar një fitorë dhe 3 humbjen dhe do të kërkojnë triumfin ndaj krutanëve, për të rikuperuar pikët e humbura dhe për t’iu larguar fundit.

Nga ana tjetër, Kastrioti i Plorit, luan gjithçka për gjithçka në Durrës, një tjetër humbje do të përkeqësonte situatën.

LIVE| TEUTA-KASTRIOTI 1-0

Latif (p)

KOMENTI LIVE:

45+3′ GOOOOL TEUTA 1-0. Amadu Latif shënon me 11-metërsh. 

37′ Shans i artë për Teutën, Sidibe gjuan bukur në afërsi të pikës së penalltisë, topi përfundon mbi traversë.

35′ Teuta kërkon të rrezikojë me Traore, por ndërhyn mjaft bukur Huseini që ndaj mesfushorin që po i drejtohej zonës.

28′ Provon të rrezikojë Kastrioti me një goditje dënimi. Topi harkohet nga krahu i djathë, kur provon aty Domgjoni, por Sidibe më i vëmendshëm që largon rrezikun në këndore.

24′ Pranë golit Teuta me Vilën, gjuajtja e mesfushorit në afërsi të zonës, përfundon mbi traversë.

20′ Rritëm i ulët dhe pa shumë raste shënimi në portat respektive.

14′ Zëvendësim i detyruar tek Teuta, largohet Hakaj i dëmtuar, në fushë Gjeorgjevski.

4′ Inkursion i Lorenco Vilës nga e majta, mesfushori provon me një gjuatje, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar takimi në “Niko Dovana”

Related posts

SITUATA TEK SKËNDERBEU/ Takaj i sinqertë: Duam titullin, por mendojmë vetëm për UEFA-n

Isa.Autor

Momentet pikante për 2018

Delo.autor

FESTË E MADHE NË AIR ALBANIA/ Shqipëria ndëshkon Poloninë me një perlë të Asanit

F.autor

Leave a Comment