Futboll Sport

“Dita e bukur duket që në mëngjes”, Kroacia merr lajmin e madh para finales

Sot pasdite në orën 17:00 luhet finalja e madhe e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Ndërkohë që ballkanasit shpresojnë që të futen në histori, për ekipin e Zlatko Daliç dita ka gdhirë me një lajm të jashtëzakonshëm.

Ivan Perisiç duket se është riaftësuar nga problemi muskulor që pati në sfidën gjysëm-finale përballë Anglisë, e kështu do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë që nga minuta e parë në “Luzhniki”.

Lojtari i Interit është një nga shtyllat e ekipit kroat, dhe një mungesë e tij ditën e sotme padiskutim që do të përbënte një problem shumë të madh për trajnerin Daliç.

 

Related posts

E FRIKSHME/ Dëmtohet rëndë në fytyrë, sportisti i UFC-së përfundon në spital (VIDEO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Liverpool në epërsi ndaj Everton, Milner autor i golit

Q.Autor

“NË SHQIPËRI TË ZHVISHNIN DHE TË MERRNIN RROBAT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk ndihem grek, unë jam i tillë…

Delo.autor

Leave a Comment