Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ka startuar super sfida në Korçë, tifozët injorojnë skuadrën

Po luhet në Korçë super sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Teutës në Durrës dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, përballë Kukësit të Armando Cungut. Situatë mjaft e mirë për verilindorët që kanë fituar në 4 përballjet e fundit Një triumf në Korçë do ta barazonte Kukësin me vendin e parë që momentalisht mbahet nga Partizani.

2 pikë është diferenca mes Kukësit dhe skuadrës së Orges Shehit. Oto Xhon e nis si titullar sfidën e sotme, duke zënë vendin e Krasniqit.  Ndërkohë për sa i përket Kukësit, Cungu ka ulur në stol Limajn dhe Ethemin, ndërkohë që minuta e parë është aktivizuar Çyrbja.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka startuar super sfida në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Shameti, Zguro, Dzaria, Shkodra, Shafik, Uilliam, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ermal Barushi Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Idriz Gashi;

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes do të bëjë kurban drejtorin e garave, i kërkon largimin

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e “Djallit” i shkojnë Milan-it në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

TËRMET NË “CAMP NOU”/ Betis nuk ndalet dhe shënon golin e dytë Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment