Futboll Sport

E BUJSHME/ David de Gea “pro” rinovimit me “Djajtë e Kuq”, por agjenti i lojtarit…

David de Gea dhe drejtuesit e Junajtid kanë rënë dakord për vazhdimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’, por akoma nuk e kanë nënshkruar kontratën.

Përfitimet e portieri do të jenë 350 mijë sterlina në javë, rreth 18 milionë euro në sezon, me një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “Djajtë e Kuq”, deri në verën e vitit 2025. Sipas “The Sun”, pavarësisht se marrëveshja është arritur, akoma nuk është hedhur firma në kontratën e re.

Shkak për këtë mendohet të jetë bërë agjenti i lojtarit, Zhorzh Mendes, i cili është duke udhëtuar nëpër botë, në këtë periudhë të nxehtë të merkatos. Gjithsesi nuk pritet të ketë ndonjë problem dhe rinovimi do të vijë shumë shpejt.

Pavarësisht kësaj tifozët janë të shqetësuar, pasi PSG-ja prej kohësh është e interesuar për portierin spanjoll dhe nuk i dihet se çfarë ndodh.

Related posts

BEFASON MANCINI/ Thërret shokun e Emanuele Ndoj dhe lë jashtë 2 SUPER LOJTAR

Isa.Autor

REKORDI I PAZAKONTË/ Kjo është skuadra që nuk bën asnjë faull gjatë ndeshjes

Delo.autor

Kessie i “rilindur” nga Gattuso, performanca të shkëlqyera që pas largimit të Montellas

Q.Autor

Leave a Comment