Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Tirana-Laçi: Blazhevski humbet rastin e artë. Godet jashtë kuadratit (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, sfida e javës së tetë mes Tiranës dhe Laçit. Pas çështjes së nxehtë të Ze Marias, bardheblutë morën një fitore të rëndësishme në mesjavë ndaj Kastriotit, dhe tashmë do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore.

Nga ana tjetër, Tirana gjen kurbinasit e Laçit, që këtë sezon janë ende të pamposhtur pas 7 ndeshjesh, dhe kanë bërë një nisje fantastike të kampionatit. Djemtë e Mërgjyshit, kanë një optimizëm të madh në këtë kampionat.

LIVE | Tirana-Laçi 0-1

GOL: Xhixha 51′

KOMENTI LIVE

85′ Ze Maria kryen edhe zëvendësimin e tretë. Del Daja, futet Hoxhallari.

83′ E pabesueshme, Blazhevski godet jashtë. Ka festë te Laçi.

82′ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Toro.

81′ Karton i verdhë për portierin Selmani, për protesta.

80′ Penallti për Tiranën, pasi Ngo shtyhet brenda zone. Protesta nga ekipi i Laçit.

79’ E pabesueshme çfarë humbet Hasani, shumë pak larg vijës fatale.

77’ Ndërrimi i dytë te kurbinasit. Del Najdenov, futet Smaçi.

75’ Hasani shërben Blazhevskin, i cili futet furishëm në zonë, ky i fundit kroson tokazi por nuk gjendet askush për të përfituar.

72’ Trajneri Mërgjyshi kryen edhe zëvendësimin e parë. Hadroj në vendin e Jonuzit.

70’ Krosime të shumta të Oduamadit në zonën e Laçit, por Toro në disa raste pastron.

66’ Oduamadi kroson një top të rrezikshëm në zonë, por është Sefgjinaj ai që largon rrezikun me kokë.

65’ Largohet nga fusha e lojës Doka. Futet Edon Hasani.

54’ Zëvendësimi i parë te Tirana. Greca largohet, direkt për në dhomat e zhveshjeve futet Oduamadi. Pas golit të Laçit, pati edhe një debat në distancë mes Ze Marias dhe Grecës.

53’ Pranë golit të dytë Laçi, me Shtubinën, sërish pas krosimit të Fangajt.

50′ GOOOOL Xhixha shënon brenda zone, pas një pasimi fantastik nga Fangaj. Ze Maria i tërbuar me lojtarët e tij, për faktin që nuk e mbyllën atë aksion.

47′ Rrëzohet brenda zone Blazhevski, te Tirana kërkojnë penallti, ka protesta ndaj arbitrit, por Hamiti ndëshkon maqedonasin për simulim.

46′ Nis pjesa e dytë, me skuadrat siç e mbyllën në të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Laçi 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Fantastik Najdenov, i cili nga rrethi i mesit të fushës, jep përshtypjen e një krosimi, por godet direkt portën, dhe Lika në limite zgjatet e çon në këndore.

36’ Krosim në zonë për Ngoo, por goditja e sulmuesit nuk ka shënjestrën e duhur.

28’ Godet fort Blazhevski nga goditja e dënimit, por topi ndalet në mur.

26’ Karton i verdhë për Lushkjan, për një faull ndaj Blazhevskit, në një zonë të rrezikshme pranë portës.

18’ Kobina shmang mirë Sefgjinajn në krahun e djathtë, më pas kroson, por Selmani çon në goditje këndi.

15’ Xhixha godet me kokë pas harkimit të Shtubinës, por Lika bën mrekullinë, duke pritur edhe pse nga shumë afër.

6’ Blazhevski ka një rast mjaft të mirë, pas një goditje këndi. Del i vetëm në zonë përballë Selmanit, por godet shumë mbi traun e portës.

4’ Pengohet brenda zone Majkëll Ngo, kërkohet penallti nga lojtarët e Tiranës.

2’ Menjëherë karton i verdhë për Fangajn, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Grecës.

1′ Nis takimi.

Related posts

E BUJSHME/ CONTE refuzon REALIN, pret ofertën e kësaj skuadre të madhe

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ MOLDAVISË/ Dalin rezultatet e tamponëve të COVID-19 për Kosovën

Delo.autor

Kuriozitete/ Këto janë rekordet që u thyen në ndeshjen e parë të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment