Futboll Seria A Sport

Ju ka munguar Paolo Maldini? Tani e shihni si pjesë e këtij “ekipi”

Një goditje e madhe “merkatoje” për “DAZN Italy”. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë dhe pjesa e kërkuar e “Perform Group”, ka njoftuar përmes kanaleve zyrtare sociale arritjen e Paolo Maldinit.

Ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit europian, 26 trofe të fituara me fanellën e Milanit, ish-kapiteni kuqezi ende mban rekordin e ndeshjeve të luajtura në Seria A (647) dhe të minutave në Kampionatin Botëror (2216).

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, DAZN do të transmetojë 114 ndeshje ekskluzive të Seria A dhe të gjitha (472) ndeshjet e Seria B, nga të cilat 428 janë ekskluzive. Të drejta të tjera do të vijnë së shpejti.

Platforma “DAZN” do të transmetojë në internet me një ofertë multi-sportive prej 9.99 € në muaj, pa kontrata afatgjata, me mundësi të çabonimit në çdo kohë.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Alabas, afron mbrojtësin 22-vjeçar…

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Roberto Mancini dhe Luis Enrique, zotërinjtë e fiksuar me kontrollin e topit

Delo.autor

MERREN VENDIMET/ Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullon dy lojtarë. Dënohet me 8 ndeshje…

Delo.autor

Leave a Comment