Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL NUK GJEN QETËSI/ Pas Salah dhe Van Dijk,një tjetër yll dëmtohet

Një tjetër lajm i keq për Liverpool. Naby Keita është larguar i dëmtuar nga fusha në ndeshjen e Guineas ndaj Rwanda ditën e martë.

Keita ka pësuar një tërheqje muskulore në fund të pjesës së parë, dhe në mungesë të barelës, ai duhet të shoqërohej jashtë fushës nga një shok ekipi.

Mbetet për t’u parë se sa serioz është dëmtimi, por ai mund të mungojë në ndeshjen e Liverpool ndaj Huddersfield ditën e shtunë në Premier League.

Keita nuk është lojtari i parë i Liverpool që del nga loja i dëmtuar gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, teksa edhe Sadio Mane thuhet të ketë pësuar një dëmtim në gishtin e madh gjatë ndeshjes jashtë fushe me Senegal.

Gjithsesi Viril van Dijk (brinjë) dhe Mohamed Salah (tërheqje muskulore) pritet të jenë titullarë në fundjavë.

Related posts

REFUZOI TRANSFERIMIN TEK MILAN/ Kontrata e re e bën Ibrahimovic lojtarin më të paguar të historisë

Delo.autor

SKANDAL NË KATAR/ Organizatorët e Botërorit përzënë punonjësit emigrantë

Delo.autor

Liverpool nuk di të ndalet/ Man City me “5 yje”, Mourinho “ngec” ndaj bandës portugeze

Isa.Autor

Leave a Comment