Futboll Sport

LOJTARI HABIT KUNDËRSHTARËT/ Shënon të njëjtin gol kundër të njëjtit ekip në të njëjtën minutë pas… 7 vitesh

Çdo skuadër e ka një mace të zezë. Domethënë, një kundërshtar që nuk arrin ta mundë ose një lojtar që nuk arrin ta ndalë dot. I ndodh skuadrave të vogla, por edhe shumë ekipeve të mëdha. Kjo është e bukura e futbollit, momente të paimagjinueshme që nuk kanë një shpjegim logjik.

Por ajo që ka ndodhur në kategorinë e tretë të futbollit rus është me të vërtetë e pabesueshme. Protagonisti ka qenë Roman Loktionov, mbrojtës i datëlindjes ’85, që verën e kaluar është kthyer të luajë për FK Volgar Astrakhan pasi ishte larguar nga klubi në 2015-ën për të shkuar në fillim te Tyumen, më pas te Sochi dhe në fund te Zorky Krasnogorsk .

Në fundjavën e kaluar të kampionatit, ai ka shënuar golin e ndeshjes kundër Spartak Vladikavkaz me një gjuajtje nga 30 metra në minutën e 17-të të pjesës së parë. Asgjë e veçantë, apo e bujshme, po të mos ishte për faktin se e njëjta skenë është përsëritur shtatë vite më parë… në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën minutë dhe në të njëjtin stadium.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Related posts

E BUJSHME/ REALI kërkon DYBALËN për të dalë nga KRIZA, TRANSFERIMI I “LA JOYA” në…

Isa.Autor

NIS ME SUPER FITORE 2022/ Manchester City përmbys Arsenalin dhe “arratiset” në krye

F.autor

PRITET NJË DUEL “TITANËSH”/ Thurman kërcënon legjendën: Do ta shkatërroj brenda pak…

Delo.autor

Leave a Comment