Futboll Premier League Sport

Man City gati 40 milionë paund për mbrojtësin holandez qe e “rriti” CHELSEA

Pep Guardiola është gati të ofrojë 40 milionë paund për Nathan Ake. Trajneri i Manchester City-t do të bëjë maksimumin që të bindë mbrojtësin holandez të nënshkruajë me ta në janar. Tekniku spanjoll është gati të futet në garë me United dhe Tottenham për të nënshruar me 23-vjeçarin e Bournemouth.

Paraqitjet e tij pozitive në Premier League kanë tërhequr interesin e ish-trajnerit katalanas, i cili ka mbetur i impresionuar nga holandezi. Ake luan në qendër të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në krahun e majtë. Pep mendon se ky është lojtari i duhur për “Qytetarët”, pasi ka potencial për t’u bërë një futbollist i klasit botëror.

23-vjeçari ka dalë nga Akademia e Chelsea-s, para se të huazohej më pas te Reading, Watford dhe te Bournemouth. Në vitin 2017-të, drejtuesit e klubit vendosën që t’a blinin përfundimisht kartonin e tij. Ake ka zhvilluar 44 ndeshje me Bournemouth, ku ka shënuar 3 gola. Ai është pjesë e kombëtares së ‘Tuplipanëve’, me të cilët ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka realizuar një gol.

I pyetur rreth interesit që Spurs dhe United kanë shfaqur për të, ai mohoi një largim të mundshëm nga “The Cherries”.

“Për momentin luaj me Bournemouth dhe po më ecën shumë mirë, kështu që jam i përqendruar totalisht këtu”.Nga ana tjetër, Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të punojnë për zgjatjen e kontratës me Leroy Sane. “Pa dyshim, klubi po punon për këtë”- tha tekniku spanjoll.

Related posts

VAZHDON ME PËRFORCIMET E VERËS/ Juventusi gati 28 milionë euro për yllin e Premier…

Delo.autor

“KJO GJË NUK MUND TË TOLEROHET”/ Gjyqtari nxjerr nga fusha 2 tifozë pas ankesës së LeBron, ja arsyeja (VIDEO)

Delo.autor

EKIPI I PARË I BËN NDER YLLIT TË KOMBËTARES/ Ja kur pritet të debutojë Rei Manaj me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment