Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA/ Skënderbeu pret Kamzën e “uritur”, Partizani kërkon fitoren e radhës

Kategoria Superiore do të vijojë sot me dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e 9 të kampionatit, KU Skënderbeu do të presë Kamzën dhe Partizani, gjirokastritët e Luftëtarit.

Kështu pas një jave me probleme, ku lojtarët bojkotuan një seancë stërvitore për shkak të mungesës së rrogave, në kampin korçar është rikthyer qetësia dhe ndaj Kamzës në orën 14:00, do të synohet fitorja e radhës.

Orges Shehi do të ketë mundësitë të bazohet te një organikë e plotë dhe të zgjedhë më të mirët për këtë sfidë, ndërsa synimi është që ekipi të mos humbë ritmin e kryesuesve të kampionatit. Nga ana tjetër, Kamza vjen pas një sërë rezultatesh negative, që kanë vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e trajnerit Duro, ndërsa fitorja mungon që prej 15 shtatorit, përballë Kastriotit.

Edhe kamzalinjtë kanë synimet e tyre në këtë sfidë, pasi humbja duket se është e ndaluar, ndërsa vetë trajneri Klodian Duro nuk e ka fshehur ambicien për të dalë me 3 pikë nga transferta korçare.

Në orën 17:00 do të jetë radha e Partizanit që të zbresë në fushë dhe të kompletojë një fazë të parë të nisur me humbje, por të vijuar në mënyrë thuajse perfekte.

Skuadra e Skënder Gegës do të presë në “Selman Stërmasi” Luftëtarin e trajnerit Mezani, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspak e lehtë, për vetë pozitat e gjirokastritëve në renditjen e përgjithshme.

“Të kuqtë” duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e portierit dhe kapitenit Hoxha, por pavarësisht kësaj, do të kërkojnë të ruajnë të paprekur rrjetën, pasi nuk pësojnë që nga java e parë në Korçë.

Partizani kryeson renditjen momentale me 19 pikë, ndaj një fitore përballë Luftëtarit do ta konsolidonte në krye, në prag të sfidës ndaj Skënderbeut, javën e ardhshme sërish në kryeqytet.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FROSINONE/ Ancelotti: Duhet të qëndrojmë të qetë, Kundër Liverpool nuk do të…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mbrojtësi Alla me aventurë të re në Kinë

Delo.autor

Derbi i Londrës/ Chelsea synon fitoren e 6-të rresht, West Ham gati t’i prishë punë!

Isa.Autor

Leave a Comment