Futboll La Liga Sport

“MANITA”/ Ish-ylli madrilen: Si mund të jetë kjo Barcelonë pa MESSIN superiore?

Barcelona 5, Real Madrid 1. Një rezultat që thellon më tepër krizën e “Los Blancos”, por sigurisht edhe “vulos” fatin Julen Lopetegui. Kanë mjaftuar vetëm 45 minutat e para për ish- yllin madrilen, Álvaro Arbeloa për të dalë në përfundimin se loja e dhënë në fushë nga ish- shokët e tij të skuadrës nuk është aspak e duhura për të marrë një fitore në “Camp Nou”.

Në përfundim të pjesës së parë, e cila u mbyll 2-0, Arbeloa shkruan në profilin e tij në Instagram: Është e vështirë të kuptohet se kjo Barcelona, dhe për më tepër pa Messin, të jetë kaq superiore. 45 ‘ kohë për ta kthyer këtë rezultat. Për të gjithë# HalaMadrid.

Edhe pjesa e dytë për madrilenët, nuk kishte shumë ndryshim nga ajo e para, e cila shërbeu thjesht për të thelluar më tepër rezultatin dhe duke e mbyllur këtë sfidë të “turpëruar”. Një “El Clasico” pa Messin, mungesa e të cilit nuk u kuptua aspak re dhe një “El Clasico” pa Ronaldon që për “Los Blancos” largimi i tij po i kushton shumë shtrenjtë…

Related posts

“TË ÇMENDUR” PAS BOTËRORIT/ Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT PARA NDESHJES ME NICEN/ Fabregas fajëson: Më përzuri nga Arsenali…

Delo.autor

Tronditet Milan! Ja fanella e re e mbrojtësit Italian

Sadik.Autor

Leave a Comment