Futboll Seria A Sport

KA EDHE KËSHTU/ Dybala tradhëton Juven, “SPIUNON” skemat e Allegrit (FOTO)

“E para në cilësinë e kapitenit nuk harrohet kurrë”, shkruan Paulo Dybala duke postuar një foto me Cristiano Ronaldon, pas fitores së Juventus me përmbysje ndaj Empolit, të shtunën, me rezultatin 2-1. Por në atë foto të festës së fitores ka më shumë se kaq, ekziston një detaj që ka ngjallur më shumë se kureshtjen e ndjekësve. Ata më detajistët, mbi të gjithë të apasionuarit e taktikës kanë konstatuar që në të majtën e lojtarëve, e varur në murin e dhomës së zhveshjes së ekipit, qëndron një fletë që tregon skemat e trajnerit të Juves, Allegri, në lidhje me goditjet standard.

Një manual i vogël dhe i pafajshëm strategjie për mënyrën se si të administrohen disa moment specifike të ndeshjes dhe gjithçka e treguar në detaje. Në atë fletushkë gjigante të shkruar me bojë blu zbulohet shumë në lidhje me skemat e Juves dhe mënyrën e studimit të kundërshtarit. Një punë gjigante e trajnerit të Juventus e tradhëtuar në mënyrë amatoreske nga “spiuni” Dybala, që e ka bërë publike përmes fotos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Related posts

LIVERPOOL-WOLVES/ Ylli Salah përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe zhbllokon sfidën për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

“RIKTHIMI NË OLIMPICO? SHPRESOJ QË…”/ Eriksson: Inzaghi mund të arrijë në nivelin e atyre të dyve

Delo.autor

“EL CLASSICO”/ Valverde: Ja detyra jonë. E dimë që Reali…

F.autor

Leave a Comment