Boks Sport

MANNY PACQUIAO RIKTHEHET NË RING/ Ja kush është kundërshtari i Filipinasit

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, kampion i botës në peshën “welter” në kategorinë WBA ka deklaruar sot se sfidanti i tij i radhës do të jetë Adrien “The Problem” Broner. Ky duel, sipas filipinasit, do të zhvillohet më datat 12 ose 19 janar, në Las Vegas. Legjenda filipinase e ringut rikthehet të duelojë në Amerikë pas më shumë se dy vitesh.

Pacquiao, 60 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierën e tij, rikthehet në ring pas fitores ndaj argjentinasit Matthysse në korrik të këtij viti, ku dhe mori titullin kampion. Ndërsa Broner, 33 fitore, 3 humbje, 1 barazim dhe 1 duel pa rezultat, nuk duelon që prej prillit të këtij viti, kur barazoi me Vargas. Kjo sfidë pritet të sjellë një shitje të mirë të PPV (pay per view-paguaj për ta parë), pasi bëhet fjalë për dy boksierë të njohur.

Një vendim disi i çuditshëm ky i boksierit filipinas Manny Pacquiao, 39 vjeç, që ka zgjedhur një rival që është 10 vjet më i ri se ai në moshë dhe mbi të gjitha një konkurrent shumë i fortë në ring. “E kam vendosur emrin e rivalit të radhës, Adrien Broner. Sfida do të zhvillohet më 12 ose 19 janar”, tha Pacquiao për mediat.

 

 

Related posts

THUMBON GJYKIMIN NË TORINO/ Kapiteni i “Kuqezinjve” “mesazh” Juventusit: Na presin 7 FINALE…

Delo.autor

“NGATËRROJI ME HESHTJEN TËNDE…”/ Icardi godet me një mesazh enigmatik

Delo.autor

“JU DUA QË TË FITONI…”/ Halili premton premio të çmendur në rast kualifikimi: Bonusi është…

Delo.autor

Leave a Comment