Futboll Seria A Sport

MASA DRASTIKE/ Presidenti i famshëm ndalon TATUAZHET, MJEKRAT dhe…

Me blerjen e klubit, Silvio Berlusconi deklaroi se planifikon të aplikojë rregulla strikte ndaj futbollistëve të Monzas, përfshirë edhe ndalimin kategorik të mjekrave dhe tatuazheve. Ish-presidenti i AC Milan dhe tre herë kryeministrit të Italisë, ka blerë klubin e Seria C, përmes kompanisë së familjes së tij Fininvest për shumën e deklaruar £3 milionë. 82-vjeçari synon të udhëheqë ekipin drejt promovimit në Seria A, për të parën herë në historinë e klubit, duke implementuar disa ligje drastike për ta ndihmuar në arritjen e tij.

Berlusconi deklaroi: “Kemi një projekt shumë special, duam një skuadër shumë të re dhe vetëm me italianë. Flokët në rregull, berberi është gati që tani. Futbollistët nuk do të kenë mjekra dhe absolutisht nuk do të kenë tatuazhe. Nuk do të mbajnë vëthë. Ata do të jenë futbollistë shembull për korrektesën, pasi do t’i kërkojnë falje kundërshtarit nëse kanë shkaktuar ndërhyrje të gabuar, dhe do ta trajtojnë arbitrin si një zotëri. Do të shtrëngojnë duart me kundërshtarët në fund të ndeshjeve. Nëse do t’u kërkohen autografe, nuk do të bëjnë skica, por do të shkruajnë emrat e tyre dhe mbiemrat dhe do të shfaqen gjithmonë të veshur me stil”.

Berlusconi udhëhoqi Milan-in për 31 vite, duke fituar plot 29 trofe gjatë udhëheqjës së kuqezinjve. Ai e shiti Milan për shumën e £ 613 milionë, te konsorciumi kinez në vitin 2017. Tashmë Milan është në pronësi të fondit amerikan, “Elliot”, pasi konsorciumi dështoi të paguajë një këst të huas në afat.

Related posts

HUMBJE PREJ 146 MILIONË EUROSH/ Ja lojtarët e Milanit që rrezikojnë të shiten

Delo.autor

E PABESUESHME/ Sanchez nuk udhëton në SHBA me skuadrën, i refuzohet viza amerikane

Isa.Autor

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

Leave a Comment