Futboll Seria A Sport

Materazzi “thumbon” Juven: Në derbi s`ka pasur probleme me arbitrin, ndaj një kundërshtari tjetër po…

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka folur një ditë para derbit të “Madoninës”, duke komentuar sfidën mes Interit dhe Milanit. “Unë kam qenë gjithmonë shumë mirë, kundër Juventusit dhe Milanit. Por mendoj se tifozët e Milanit do të më donin ende në fushë, ashtu si tifozët e Interit do të donin Gattuson”-ka thënë ndër të tjera Materazzi.

Më tej ish-mbrojtësi zikaltër është shprehur: “Unë mendoj se do të jetë një derbi i mirë. Ata do të kërkojnë të fitojnë me forcë, sepse dhe gabimi më i vogël nuk tolerohet. Shpresoj të mos jem gabim”-ka thënë Materazzi.

Sipas ish-mbrojtësit të Inter, Spalletti e ka më të lehtë detyrën, pasi ai ka shumë cilësi jo vetëm te titullarët por edhe në stol. “Nëse ktheni kokën nga stoli do të shihni shumë cilësi. Ai (Spalletti) ka lojtarë të mëdhenj dhe të rrezikshëm në faza të caktuara, mbi të gjitha ata dinë të qarkullojnë mirë në hapësira”-ka thënë Materazzi.

Duke komentuar Gattuson, me të cilin është përballur shumë herë në ndeshje derbi si futbollist, Materazzi është shprehur: “Gattuso e ka më të vështirë, pasi ai ka më pak mundësi zgjedhje dhe i duhet të shpikë. Ai ka gabuar pak deri më tani. Stoli i tij do të ishte në rrezik nëse në Milano nuk do të kishte njerëz që e njohin futbollin, dhe e dinë se një ose dy ndeshje mund të jenë të gabuara”-është shprehur Marco Materazzi.

Gjatë intervistës së tij të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Inter, ka komentuar dhe Juventusin dhe gabimet e arbitrave në ndeshje. Ai ka thënë se para gjashtë apo shtatë vitesh ishte shprehur se: “Juventus bën një kampionat më vete.

Gjashtë apo shtatë vite më parë thashë se ata (Juventus), ishin dhjetë vite para të gjithëve, shpresojmë që ata të mos jenë më”-ka thënë Materazzi, ndërsa për arbitrimin dhe gafat e tyre shprehet se: “Nuk mbaj mend që ka pasur probleme të veçanta me arbitrimin në një derbi. Kundër një kundërshtari tjetër, po sigurisht që po…”-ka thënë një nga idhujt e tifozerisë së Interit.

Related posts

“LUFTA” PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Ja kush është rivali i vetëm që mund të ndalë “Pleshtin”

Delo.autor

IINTER NIS TË MENDOJË PËR MERKATON E VERËS SË ARDHSHME/ Marotta piketojnë tre futbollistë, ja emrat surprizë

Delo.autor

DITA E SË VËRTETËS PËR TIRANËN/ 5 bardheblu do të dëshmojnë për dyshimet ndaj Bylisit para…

Delo.autor

Leave a Comment