Futboll Shqipëri Sport

Prapaskena/ IBRA i Shqipërisë do debutojë me Olimpiakosin, grekët duan të na e marrin

“Zlatan Ibrahimoviçi i ri është gati të debutoj për Olimpiakosin”. Talenti shqiptar, Emiljano Bullari, vetëm 17-vjeç, ka “pushtuar” dje faqet e para të gazetave greke. I “pagëzuar” si i Ibrahimoviçi i ri, për vetë karakteristikat që ka me gjigantin suedez, është thirrur nga trajneri i Olimpiakosit, Pedro Martins, që të jetë gati për ndeshjet e radhës në kampionat dhe Ligën e Europës.

“Një nga talentet më të mëdha të akademisë është në dispozicion të Pedro Martins. Pas dëmtimit të sulmuesit Dimitris Manos, trajneri i ka besuar 17- vjeçarit shqiptar që ka lindur në Greqi. Bullari është ‘diamanti’ i Olimpiakosit, pasi ka bindur me paraqitjet e tij dhe jo më kot klubi nxitoi të firmoste një kontratë profesionale për 5 vite me të riun që në moshën 16-vjeçare. Sezonin e kaluar ai ndihmoi Olimpiakosin U17 për të fituar kampionatin e kësaj grupmoshe, duke shënuar 12 gola.

emiliano bullari

Në gjurmët e tij kanë qenë edhe skuadra italiane e Lacios, por Olimpiakos e kuptoi shpejt se me çfarë lojtari kishte të bënte. Bullari është rritur në Greqi, por ka luajtur me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Këtë sezon e ka nisur me Olimpiakos U-19 dhe prej pak ditësh po stërvitet me ekipin e parë”, shkruante dje portali i mirënjohur helen, “sport24.gr”, që shkon edhe më tej, duke konfirmuar se Greqia është interesuar zyrtarisht për të ftuar Bullarin në kombëtare. Në fakt, sulmuesi 1.90 metra i gjatë nuk u grumbullua së fundmi nga Erjon Bogdani te Shqipëria U-19, ndërsa i ka kaluar mosha për të luajtur me U-17, që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç. Me kuqezinjtë e vegjël ka luajtur 5 ndeshje në edicionin e kaluar, ndërsa ka shënuar dy gola.

PRESIONI – Tashmë, presioni rreth lojtarit është i madh, sepse Olimpiakosi kërkon ta shtyjë drejt kombëtares helene. Bullari shihet si e ardhmja e sulmit, për më tepër që Greqia është në një krizë të madhe sa i përket zbulimit të një qendërsulmuesi tipik. “Trajneri Martins pritet ta aktivizojë nesër ndaj OFI-it dhe të enjten e ardhshme në Ligën e Europës kundër Dudelanxhit. Bullari ka lindur në vendin tonë, kështu që mund të luajë për Greqinë, pavarësisht se ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17.

bullari
Titulli i portalit grek ku e krahason me Zllatanin

Në Shqipëri po mendojnë për ta thirrur në Kombëtaren A, duke e aktivizuar qoftë edhe një minutë, në mënyrë që t’i djegin shansin për të zgjedhur Greqinë në të ardhmen”, zbulojnë mediat greke. Ndërkohë, “Panorama Sport” ka kontaktuar dje me menaxherin e të riut, Angjelos Veizi, i cili konfirmoi se ka pasur interesim nga Greqia, ndërsa theksoi gjithashtu se drejtori i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç, është interesuar së fundmi për t’i konfirmuar të riut se është në planet e FSHF-së. Mirëpo, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim. Së fundmi, në të njëjtën pozitë ishte edhe qendërmbrojtësi Enea Mihaj, por u aktivizua ndaj Jordanisë pak minuta, duke pësuar një dëmtim të rëndë, që do ta lërë jashtë për dy muaj.

Related posts

Bacca refuzon Meksikën, qëndron te Villarreali

Q.Autor

JUVENTUSI NË “GJUMË”/ Pëson 2 gola nga ish-ët e Interit dhe Milanit

F.autor

ISHTE PRANË LARGIMIT/ SARRI dhe DAVID LUIZ plasin “deklaratën e dashurisë” tek Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment