Çfarë mund të bënte tjetër kryesia e klubit të Hendon, në Southern League Premier Division South, kur konsideron faktin që Laste Dombaxe, futbollisti me një të kaluar në të rinjtë e Tottenham, u paraqit në fushën e stërvitjes me një machete (hanxhar)?.
Qëllimi, sipas raportimeve të “The Sun” ishte që të trembte shokët e skuadrës, më të rinj se ai, por shakaja iu kthye si bumerang mesfushorit. 23-vjeçari në fakt u kritikua për veprimin, nga ana e shokut të skuadrës, Morgan. Nga ai moment u ndez një konfrontim, që përfundoi fatmirësisht pa një përdorim të mirëfilltë të armës, që u vu në funksion vetëm për të çarë gomat e sulmuesit që ishte ankuar ndaj Dombaxe.
