Futboll Seria A Sport

MË I MIRË SE MESSI E RONALDO/ Kaka e bindi për MILANIN. Kush është PAQUETA?

Milani ka bërë një goditje e cila në të ardhmen mund të konsiderohet si një ato bastet e radhës të fituara nga Leonardo. Sepse, drejtuesi kuqezi, ish i PSG-së, nuk gabon kur vjen puna për të marrë talente të tilla. Në fakt, dikur te kuqezinjtë solli Pato, Kaka apo Thiago Silva. Ndaj, me nuhatjen që ka dhe raportet në Brazil, edhe Lucas Paqueta pritet të jetë një “crack”.

Operacion prej 35 milionë eurosh, që shkojnë për Flamengon, klubi në pronësi të kartonit. Paqueta ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare me Brazilin por vetëm miqësore, ndërsa së fundmi, Guardiola dhe City provuan ta merrnin duke ofruar 25 mln euro dhe bonuse, ashtu sikurse edhe PSG u vu në gjurmë e tij duke shkuar te 20 mln eurot dhe bonuse, pasi do të merrej në rolin e rezervës, duke qenë Neymar, Cavani dhe Mbappe titullarët. Në fund, fitoi Milani, që e pret në janar. Lojtari  do të kryejë vizitat mjekësore në Brazil.

Profili – Por, cili është Paqueta? i lindur më 27 gusht 1997 në Rio de Janeiro, Lucas është rritur te akademia e Flamengos ku, kur u përfshi në listën U-15 u cilësua si “shumë i hollë” nga trajnerët e tij të rinj: braziliani, në fakt, ishte i gjatë 153 centimetra, kishte një peshë nën mesataren dhe, veç kësaj, kocka e tij nuk ishte ende e formuar.

Vetëm familja e tij besonte te potenciali i djaloshit dhe, kështu, duke pasur mundësi financiare, shpenzoi shuma të mëdha për na nënshtruar në trajtime mjekësore të specializuara në dietologji dhe sidomos rritjen e osaturës. Në thuajse 3 vjet, fiziku i Paqueta-s ndryshoi totalisht dhe aty nisi fillimi drejt futbollit profesionist.

Shpërthimi – Më 28 maj 2017 bën debutimin e tij me skuadrën e parë të Flamengos dhe nga ajo ditë nis të dallohet, deri sa shumë klube të mëdha si Manchester City, PSG dhe Barcellona nisin të interesohen, përfshirë këtu edhe Milan. Kuqezinjtë vendosin që të investojnë dhe të rrisin presionin mbi talentin, duke kaluar konkurrencën dhe, madje, një telefonatë të Neymar, që bëri çmos ta merrte në Francë. “Eshtë një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme. Jam i sigurt se do të flitet shumë për të në të ardhmen”, u shpreh O Ney.

Cilësi – i lindur si fantazist me idhullin e tij Kaka, në karrierën e tij të shkurtër, Lucas ka mësuar të luajë në mesfushë dhe si sulmues krahu. Teknikë absolute dhe një e majtë e frikshme, Paqueta ka shpërthyer në këtë 2018 me numra që flasin për të: 48 ndeshje zyrtare, 11 gola dhe 6 asiste, 69 goditje në portë, 64 faulla të pësuar. Milani dhe sidomos Leonardo ishin duke e ndjekur prej kohësh, por tani kanë vendosur t’i bëjnë dhuratën Gattusos.

Related posts

“DUHET TË VESH TRURIN NË PUNË, KËMBËT DHE ZEMRËN NË FUSHË”/ Conte: Ne duhet të kombinojmë cilësitë teknike dhe…

Delo.autor

Neymar REKORD faullash, prej 20 vitesh nuk ndodhte në një Botëror

Sadik.Autor

Mijatovic: Kjo çfarë po bën Reali ndodh njëherë në 100 vjet!

Sadik.Autor

Leave a Comment