Bundesliga Futboll Sport

MERR FUND DOMINIMI/ Dortmundi me hap kampioni, ja pse verdhezinjtë e lënë pas Bajernin

Borusia e Dortmundit është duke kryesuar bindshëm kampionatin gjerman. Në fakt, verdhezinjtë kanë treguar edhe me lojë që janë skuadra pretendente për të fituar “Mesiterschalen” në maj.

Sigurisht që pas Bajernit, kriza e të cilëve nuk duhet t’u besohet shumë, pasi edhe në sezonin e kaluar ishin në të njëjtat pozita. Për të kuptuar se pse Borusia është më mirë se Bajerni në këto 7 javët e para të kampionatit, “AZ” ka bërë një krahasim midis dy skuadrave.

Futboll atraktiv

Të dyja skuadrat kanë pësuar nga 8 gola, por BVB ka shënuar 23 gola, dyfish më shumë se bavarezët që kanë shënuar vetëm 12. Dortmundi është i abonuar me spektaklin dhe kjo vihet re në fitoret 7:0 ndaj Nyrenbergut, 2:4 ndaj Leverkusenit dhe e fundit me Augsburgun 4:3.

Trajneri më me eksperiencë

Bajerni dhe Borusia filluan sezonin me trajner të ri. Për verdhezinjtë, në krye të pankinës erdhi Lusien Favre që la skuadrën e Nisës në Francë. Niko Kovaç erdhi nga Frankfurti, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me ta. Por duket se zvicerani ka më shumë qetësi në kokë dhe di si të menaxhojë lojtarët e tij, përveç faktit që nuk është mundur ende asnjë takim në Bundesligë. Favre arriti të gjejë një rol të rëndësishëm për Rojsin dhe Gëtcen. Ky i fundit shënoi pas një mungese të gjatë në skuadër. Në krahun tjetër, Kovaç është duke luftuar me Roben dhe Riberi, dy veteranët që pa dyshim po ia bëjnë të vështirë jetën si trajner i Bajernit, i cili po kalon një moment jo të mirë.

Merkato bindëse

Rreth 75 milionë euro investoi Borusia në merkaton e verës. 20 milionë kushtuan Vitsel dhe Delanei. Pako Alkaser erdhi gjithashtu nga Barcelona për një shifër të ngjashme, edhe pse kartoni i tij kushtoi vetëm 2 milionë euro me të drejtë e tyre, duke mos luajtur rregullisht me kampionët e Gjermanisë.

Besimi te të rijntë

Te Bajerni, asnjë i ri nuk ia ka arritur të konfirmohet nga skuadra e të rinjve tek ekipi i parë. I fundit ishte David Alaba në vitin 2011. Borusia ka qenë më besnike në këtë drejtim, duke guxuar të rrezikojë më shumë. Por nga skuadra e moshave kanë ardhur shumë lojtarë premtues, Brun Larsen, Kristian Pulisiç, Sanço dhe Hakimi. Dy të fundit kanë ardhur nga moshat e Sitit dhe Realit të Madridit.

Menaxhimi i skuadrës

Joakim Vacke dhe drejtori sportiv Zork kanë integruar me sukses ishkapitenin e skuadrës, Sebasitan Kehl. Bajerni ka ndjekur të njëjtin stil dhe ka emëruar si drejtor sportiv një ish-lojtar si Hasan Salihamixhiç. Por duket se “Brazzo”, siç e thërrasin në Mynih, është një figurë që ka shumë pak impakt në skuadër. Një Filip Lahm do të kishte qenë më i përshtatshëm për një klub të madh si Bajerni.

Related posts

GOL “BOMBË”/ Kane bombardon portën me një goditje SPEKTAKOLARE (VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZA PËR MILANIN/ Problemet e fazës së parë, ja çfarë duhet zgjidhur

Delo.autor

TRAGJIKE/ Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

Delo.autor

Leave a Comment