Futboll Premier League Sport

MERR FUND DILEMA/ ARSENALI merr vendimin PËRFUNDIMTAR për RAMESEY (FOTO)

Tashmë është e qartë: Aaron Ramsey nuk do të jetë pjese e Arsenalit prej sezonit të ardhshëm, ose ndoshta që në janar.

Mesfushori i njohur uellsian ka kohë që është në bisedime me klubin për rinovim, por nuk ka pasur asnjë hap përpara dhe kohët e fundit Arsenali ka ndërprerë bisedimet, duke refuzuar të plotësojë kërkesat financiare të talentit të vet.

Ramsey ka qenë lojtar kyç te Arsenali në sezonet e fundit dhe do ishte një goditje e rëndë nëse largohet falas, sepse i skadon kontrata në verë 2019, ndaj nuk përjashtohet largimi që në janar, për të arkëtuar diçka.

Lajmin për largimin e ka dhënë pa dashje kompania që përfaqëson interesat e lojtarit, Avid Sports & Entertainment Group. Në një postim në Twitter, kompania lajmëronte një kontratë sponsorizim të Ramsey-t me një kompani ajrore. Tifozë të ndryshëm reaguan keq, duke kritikuar kompaninë e menaxhimit që jepte lajme të tilla në një koment kur të gjithë presin lajme për të ardhmen e futbollistit.

Përgjigja, që më pas u fshi, ka qenë mëse e qartë: “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Është një vendim i klubit, jeta vazhdon”.

 

Related posts

NDIHEN TË PAVLERËSUAR NGA KLUBI/ Rebelohen lojtarët e Barcelonës dhe rrezikohet vazhdimësia e skuadrës

Delo.autor

Shënon mbrojtësi Ardit Toli, dy talente kuqezi drejt Superligës greke

Q.Autor

PARA NDESHJES NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Gjoka optimist: Nëse kualifikohemi, tregojmë se…

Delo.autor

Leave a Comment