Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ LAÇI-FLAMURTARI: Matjanët kalojnë në avantazh me Gjonin, vlonjatët pa ide (VIDEO)

 

Laçi dhe Flamurtari do të përballen për javën e 7-të të Superiores. Ekipet ndodhen me pikë të barabarta, plot 10-të tilla dhe ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të.

Laçi vjen në këtë takim si i pamposhtur ende në këtë kampionat, ndërsa vlonjatët do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive pas fitores me Kastriotin në Vlorë.

bandicam 2018-10-03 13-44-27-033

LIVE| LAÇI – FLAMURTARI 0-0

51′ Xhixha ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Siljanovskit.

48′ Najdenov provon me një gjuajtje të rrezikmshe brenda zonës, por pret në 2 kohe portieri Koliçi.

46′ Starton pjesa e dytë, kurbinasit më kërkues.

Përfundon pjesa e parë, 0-0. 

45′ Pranë golit Laçi, traversa i mohon golin e avantazhit Ndriçim Shtubinës.

43′ Sërish Jonuzi, me një gjuajtja identike, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

42′ Kundërpërgjigjet Jonuzi, por gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

41′ Emiljano Musta lëshon një të majtë të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Rast i mirë për vendasit, Toro i harruar në zonë, provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon në duart e Koliçit.

33′ Batha provon me një roveshatë brenda zonës, topi shkon mbi kuadrat.

28′ Xhixha prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë vlonjatët.

Penalltia e mohuar on Vidnews.

 

26′ Rast i artë për Laçin, Shtubina provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi prek rrjetën e jashtme. Krijohet iluzioni i golit në Laç.

18′ Provon Flamurtari me Bathë, por grushton Selmani, i cili devijon topin në këndore.

17′ Kundërsulm i shpejtë për Flamurtarin, Beqja provon me një goditje nga e djatha, topi përfundon në rrjetën e jashtme.

16′ Goditje nga këndi për Laçin, Najdenov kroson bukur në zonë, Gjoni provon me kokë, por topi ndalet nga portieri Koliçi.

12′ Flamurtari provon të surprizojë me një skemë nga goditja e dënimit, por kuptojnë gjithçka vendasit.

11’ Tjetër goditje dënimi për kurbinasit. Kroson lart në zonë Najdenov, por del Koliçi dhe ndal.

9’ Goditje dënimi në favor të Laçit. Vjen krosimi në zonë, por topi është i gabuar dhe largohet nga zona e Flamurtarit.

2′ Sefgjinaj hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por kontrollon gjithçka portieri Koliçi.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ 12 lojtarë me “valixhe në duar” tek Barcelona. Ja futbollistët që priten të largohen…

Delo.autor

PARTIZANI ZBARKON NË ZVICËR/ Shikoni në cilin hotel janë akomoduar “Demat e Kuq”… (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp: Futbolli është një sport i drejtë!

Sadik.Autor

Leave a Comment