Futboll Seria A Sport

Mesatarja më e lartë për gola, zbuloni kampionatin që kryeson në Europë

Kampionati gjerman prej vitesh është cilësuar si një nga më spektakolarët. Edhe pse mungojnë sfidat e mëdha apo derbet, në Gjermani skuadrat shënojnë më shumë se në çdo shtet tjetër. Sipas “Kicker”, në Bundesligë shënohen mesatarisht 3 gola për ndeshje.

Një shifër relativisht e lartë, kur mendon nivelin e kampionateve të tjera. Në vendin e dytë renditet Premier Liga me një mesatare prej 2.81 gola për ndeshje. Ndërkohë, vendi i tretë mbahet nga Liga 1 franceze, me 2.61 gola për ndeshje. Kampionati italian, edhe pse me lojtarë si Ronaldo, Ikardi apo Higuain, renditet në vendin e katërt me 2.61 gola të shënuar për ndeshje. Në vendin e fundit ndodhet kampionati spanjoll.

Mesi duket se nuk ia del dot i vetëm të mahnitë me lojën dhe golat e tij Spanjën, pas largimit të Ronaldos nga Reali. 2.48 është numri i golave në një ndeshje të La ligës.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ 30 minutat e takimit Florentino Perez-Zidane, ku u vendos “divorci”

Delo.autor

Arsenali në alarm, Real Madrid kërkon talentin e tyre

Q.Autor

PROBLEME NË ZEMËR/ Sergio Aguero merr lajmin e keq pas 3 ditësh në spital

Delo.autor

Leave a Comment