Futboll Sport

MESSI APO RONALDO/ Rooeny nuk ka dyshim: Është më i miri i të gjitha kohërave

Wejn Runi është tashmë në MLS për të mbyllur karrierën e tij futbollistike. I pyetur se kush është futbollisti më i mirë, ai duket se nuk ka mëdyshje. Anglezi ka zgjedhur Mesin si më të mirin, pavarësisht se Ronaldon e ka pasur shok skuadre te Junajtid.

“Në sytë e mi Barcelona është skuadra më e mirë, pasi Mesi është lojtari më i mirë i të gjitha kohrave. Ronaldo ka ndryshuar shumë, pasi fillimisht ka qenë një anësor dhe kur kaloi sulmues u bë edhe golashënues. Mesi me 2 prekje të topit është në zonën kundërshtare dhe mund të të shënojë. Mund të bëjë çdo rol në fushë, madje luan edhe në thellësi të mesfushës”, shprehet Runi. Pas 13 viteve të kaluar të Junajtid, ai vendosi të rikthehej te Evertoni për një sezon dhe më pas të “emigronte” te D.C Junajted në MLS.

Related posts

PATI FATIN E BABAIT/ Një tjetër ZIDANE LARGOHET nga REAL MADRIDI

Isa.Autor

Klubi i Premier Ligës angleze drejt falimentit: S’kemi para as për rroga

Sadik.Autor

JUVENTUS-UDINESE/ Ronaldo përfiton nga një pasim i gabuar dhe ndëshkon për “Zonjën e Vjetër” *VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment