Futboll Seria A Sport

RASTI “CALCIOPOLI”/ Morati vendos “VULËN”: Mjaft me inate e mllefe ndaj Juves, propozimi nga Anjeli…

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, mundohet t’i japë fund historisë së gjatë 12 vjeçare, mes zikaltërve dhe Juventusit, të lindur pas skandalit të “Calciopolit”. “Marrëdhënia me Andrea Annjelin ka qenë gjithmonë e qytetëruar dhe mjaft e mirë, e kam njohur që të vogël. Do ishte pa sens të vazhdonim kontradiktat me Juventusin” – shprehet Morati në një intervistë për RMC Sport.

 

Ish numri një i zikaltërve, flet edhe për idenë si një kandidaturë e mundshme për pozicionin e presidentit të federatës italiane të futbollit, të propozuar nga presidenti aktual i Juves. “Ishte diçka mjaft e bukur, por edhe shumë kurajoze nga ana e tij. Ndoshta jo të gjithë tifozët do të ishin dakord, por mendoj se diçka e tillë do fshinte zemërimin pas Calciopolit. Historia do të ngelet, por mllefi dhe inati do të zhduken. Nuk do të ishte e drejtë të kandidoja kundër Gravinës.”

“Marota? E vlerësoj shumë punën e tij, dhe faktin që është një person i balancuar, që di ta bëjë mjaft mirë atë që bën. Do më pëlqente shumë nëse do të shkonte tek Interi.”

Related posts

“KEMI BËRË NJË RRUGË TË GJATË PËR TË ARRITUR DERI KËTU”/ Solkjaer: Ne nuk konsiderohemi si pretendentë për…

Delo.autor

ALARM NGA KORONAVIRUSI/ Norvegjia anulon miqësoren me Izraelin, një rast pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment