Futboll Seria A Sport

MILANI E FLAKU/ Kalinic: Gattuso është i ÇMENDUR, do i çojë larg KUQEZINJTË

Nikola Kalinic ishte një ndër blerjet kryesore të Milanit sezonin e shkuar, por pas vetëm një sezoni u largua, pa lënë gjurmë. Tashmë kroati është pjesë e Atletico Madridit, ku edhe aty nuk po shkëlqen, sepse ka luajtur vetëm 142 minuta, pa shënuar ende.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS, kroati flet për eksperiencën e tij të re, por edhe për Milanin.

“Jam i kënaqur, kam luajtur në Angli e Itali dhe tani dua të bëj më të mirën për Atletico-n. Më ka bërë përshtypje loja: të gjithë luajnë mirë, një futboll cilësor. Nuk ka aq shumë mbrojtje sa në Itali, të gjithë duan të luajnë për të fituar. Atletico? Nuk u mendova gjatë, sepse kur të kërkon një ndër klubet më të mëdha duhet të pranosh. Fola me Simeonen, më tha që më dëshironte në ekip dhe që do luaja shumë ndeshje, sepse do ketë hapësirë për të gjithë”.

Eksperienca me Milanin, për t’u harruar: “Ishte e vështirë, nuk zhvillova dot një fazë përgatitore të saktë dhe stërvitesha i vetëm në Split, në pritje të transferimit. Mbërrita me sezonin që kishte nisur, më pas kam pasur shumë probleme fizike. Milani është klub i madh, i mësuar të luajë për trofe dhe duan rezultate menjëherë, por ishim 11 lojtarë të rinj dhe duhet kohë për të ndërtuar diçka. U uroj gjithë të mirat kuqezinjve, e meritojnë të luftojnë për Champions. Gattuso? Është i jashtëzakonshëm: jashtë fushe bën shaka dhe qesh shumë, por në stërvitje apo në ndeshje jep gjithçka dhe kërkon që të japësh gjithçka. Presioni prej tij është i madh. Është i çmendur, në kuptimin e mirë të fjalës: një person i shkëlqyer. Besoj se Milani do shkojë larg me të”.

Kur luante për Fiorentinën, Kalinic përfundoi në qendër të vëmendjes për faktin se refuzoi një ofertë të jashtëzakonshme nga Kina: “Ishte ofertë shumë e rëndësishme, ishin shumë para, e vërtetë. Megjithatë, unë luan sepse e dashuroj futbollin, jo thjesht për paratë. Nëse shkoja atje, karriera ime do ishte thuajse e përfunduar, ndaj vendosa të refuzoja, për të luajtur në nivele të larta. Nuk do isha i lumtur në futbollin kinez, as familja ime nuk do ndihej mirë, përtej parave”.

Related posts

Albertini: Pirlo është një nga pesë futbollistët më të mirë në futbollin italian

Sadik.Autor

Demi mbledh urgjent ekipin, ka një mesazh të qartë për lojtarët

Sadik.Autor

Irritohen maqedonasit: Festuan kuqezi, kë do përfaqësojë Shkëndija në “Champions” ne apo Shqipërinë?

Sadik.Autor

Leave a Comment